URA E DRAGOIT NË DA NANG

URA E DRAGOIT NË DA NANG

 

Në qendër të qytetit Da Nang në Vietnamin Qendror është e pamundur që të mos vërehet ura madhështore e dragoit që nxjerr zjarr dhe ujë nga goja, e që shtrihet mbi Lumin Han. I njohur si Qyteti i Urave, peizazhi urban i Da Nang është transformuar gjatë dekadës së fundit dhe ai vazhdon të lulëzojë.

 

Dragoi simbol i pushtetit

E dizajnuar nga grupi arkitektural Luis Burger, Ura e Dragoit e ka formën e një dragoi nga periudha e Dinastisë Ly – një simbol i rëndësishëm i pushtetit. Ky dizajn risi prurës nuk është vetëm pasqyrim i traditave dhe besimeve Vietnameze por, është edhe pasqyrim i rritjes dhe zhvillimit të Da Nang.

Një ikonë falë dritave LED dhe shfaqjeve me zjarr dhe ujë

Në Urën e Dragoit është përfshirë edhe një shfaqje mbresëlënëse e dritave, pasi në të janë vendosur 2.500 drita LED, të cilat kur shkëlqejnë natën reflektohen nga uji i lumit dhe e bëjnë të pamundur që të injorohet kjo strukturë magjike.

Këtë urë e vizitojnë me miliona turistë çdo vit, të cilët vijnë për ta parë jo vetëm dizajnin e mrekullueshëm por, edhe shfaqjen unike të zjarrit dhe ujit që shpërthen nga koka e këtij dragoi. Kjo shfaqje e sjell në jetë këtë dragua të artë, duke e kapluar imagjinatën e të gjithë të pranishmëve. Më e mira e tërë kësaj është se kjo shfaqje zhvillohet çdo fundjavë dhe gjatë festave të veçanta dhe po ashtu, është tërësisht falas!

Numri 6 numër i mbarë

Ura e Dragoit u hap për qarkullim në mars të vitit 2013, pas dy viteve të punës në ndërtimin e saj për nder të përvjetorit të 38 të çlirimit të Da Nang. Kjo urë me gjashtë korsi është 37,5 metra e gjerë, 66 metra e lartë dhe 666 metra e gjatë, gjë që e bën urën më të gjatë në Vietnam. Prania e vazhdueshme e numrit 6 (gjashtë) në përmasat e kësaj ure nuk është e rastësishme. Kjo sepse numri gjashtë vlerësohet si një numër i mbarë në Vietnam, i cili sjell fat të mbarë dhe begati.

Qyteti i urave

Da Nang është bërë i njohur për koleksionin e urave me dizajn unik, të cilat janë ndërtuar anekënd qytetit, duke e përfshirë këtu edhe Urën e Artë. Në mesin e tyre Ura e Dragoit ka fituar famë botërore falë dizajnit mbresëlënës dhe shfaqjes së fundjavave.

Ura e Artë, një tjetër urë ikonë e Da Nang

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE