URA E RRATHËVE NË KOPENHAGË

 

Kjo urë mbresëlënëse që i bashkon zonat rreth limanit të Kopenhagës në kryeqytetin danez, është edhe një vepër arti, e cila kur shikohet anash të krijon përshtypjen se je duke e parë një anije në mol. Kjo përshtypje përforcohet edhe më shuma pasi që secili nga të pesë rrathët e saj, të cilët janë të ndërlidhur, e kanë nga një direk dhe nga secili prej tyre zgjaten kabllo të çelikut deri në platformë sikurse direkët e anijeve me vela.

 

Rrathët kanë madhësi të ndryshme dhe janë të vendosur në formë zigzage. Ky dizajn i qëllimshëm e ka për qëllim që t’i ngadalësojë mijëra këmbësorët dhe çiklistët, që kalojnë çdo ditë atypari, që të ngadalësojnë për të pasur një moment të reflektimit. Po ashtu, pjesa qendrore tërhiqet mbrapa për të lejuar kalimin e anijeve.

Cirkelbroen (Ura e Rrathëve) u hap në vitin 2015 dhe u dizajnua nga artisti danezo-islandez Olafur Eliasson, i cili është i njohur për instalimet e tij artistike përfshirëse. Kjo urë e krijon edhe një imazh të përshtatshëm për të shënuar Ditën e e Pi-së (në këtë ditë disa njerëz e shënojnë konstantën matematikore π-Pi) e cila shërben për të përllogaritur sipërfaqen e rrethit. Përndryshe, sipas metodës amerikane të shënimit të datave (mm-dd-yyyy) Dita e Pi-së është më 14 mars (03.14).

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE