URIME 8 MARSI!

 

8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Grave është një festë globale e cila shënohet çdo vit për të përkujtuar arritjet kulturore, politike dhe shoqërore-ekonomike të grave.

 

Fillimi i shekullit të 20-të solli ndryshime rrënjësore

Siç e dimë, deri në fillimin e shekullit të 20-të femrat nuk i gëzonin as të drejtat më themelore si ajo e votës. Kjo situatë ishte e papranueshme, andaj në shumë vende të botës femrat filluan të organizohen dhe të ngrenë zërin për të kërkuar të drejtat e tyre.

 

Çka kërkohet në këtë ditë?

Ndonëse, ekzistojnë disa versione se në cilin vend të botës filluan protestat që e shënojnë origjinën e kësaj dite, ajo që dihet është se në mbarë botën 8 marsi është dita në të cilën ngrihet zëri për realizimin e të drejtave të grave. Ndër të drejtat që kërkohen në këtë ditë janë: e drejta për pagesë të barabartë, mundësi ekonomike të barabarta, të drejta ligjore të barabarta, subvencionimin e kujdesit për fëmijët, dhe parandalimin e dhunës ndaj femrave.

 

Dita e Grave apo Dita e Nënave?

Gjithsesi, është interesant se si me kalimin e viteve kjo ditë në shoqërinë tonë, ashtu si edhe në shumë vende të tjera, është kthyer edhe në Ditën e Nënave. Për disa kjo është e papranueshme, por pa marrë parasysh nëse pajtoheni me këtë apo jo, fakti mbetet se kjo ditë tashmë njihet edhe si Dita e Nënave.

 

URIME 8 MARSI!

Duke e pasur parasysh këtë fakt të gjitha grave ua urojmë 8 Marsin Ditën Ndërkombëtare të Grave, dhe po ashtu, edhe të gjitha nënave ua urojmë Ditën e Nënave.

 

Vlerësoni femrat!

Pa marrë parasysh nëse në këtë ditë ju vendosni t’i vlerësoni femrat, apo nënat, duke festuar apo duke protestuar, ajo që ka rëndësi është se ju vendosni ta vlerësoni këtë pjesë të rëndësishme të shoqërisë dhe gjithçka që ato e bëjnë që ne të rritemi të shëndoshë dhe të mirë. Tek e fundit, kur nënat gëzojnë mirënjohje dhe vlerësim, a nuk është ky vlerësim edhe për femrat?

 

Barazi për femrat!

Prandaj, pa marrë parasysh nëse e konsideroni këtë ditë si Ditën e Nënave apo Ditën e Grave, ajo që ka rëndësi është që të mos harroni se femrat janë pjesë e barabartë e shoqërisë dhe se ato duhet t’i gëzojnë të drejtat e njëjta sikurse edhe meshkujt, pa kurrfarë dallimi.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE