URIME FLAMUR MORINA!

 

Flamur Morina – ky është emri i fituesit të edicionit të dytë të lojës sonë shpërblyese. Flamuri u shpall fitues pasi që fillimisht nga të gjithë pjesëmarrësit në lojë, ai ishte në mesin e konkurrentëve që u përgjigjën saktë në të gjitha pyetjet. Më pas, emri i tij u përzgjodh si fitues përmes shortit të tërhequr në redaksinë tonë.

 

Shorti u zhvillua tërësisht në mënyrë digjitale me ndihmën e aplikacionit ‘Picker Wheel’, siç edhe shihet në videon tonë të cilën e kemi publikuar në llogarinë tonë në Facebook dhe Instagram. Flamurit i urojmë, ndërsa të gjithë ju të tjerëve ju falënderojmë për pjesëmarrje dhe ju ftojmë që të mos dorëzoheni, pasi që do të keni plot mundësi të tjera për t’u bërë fitues.

 

Siç e dini, kjo lojë shpërblyese është duke u organizuar nga redaksia e revistës 4You Magazine dhe radios më të mirë në vend Radio K4, dhe do t’i ketë gjithsejtë dhjetë edicione gjatë tërë këtij viti. Kështu që nëse nuk e keni bërë këtë tashmë, ne ju ftojmë që të shkoni në faqen e internetit të Radio K4 apo në mediat sociale Facebook dhe Instagram dhe të bëheni pjesë e edicionit të muajit maj të lojës shpërblyese. Ndërsa, nga data 1 qershor, është radha e redaksisë sonë që të organizojë edicionin e muajit qershor të kësaj loje.

 

Kështu pra, mos hezitoni dhe luani, çdo muaj do të ketë fitues!

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE