VENDI PËRRALLOR I LULEVE – PARKU ASHIKAGA NË JAPONI

 

Parku i Luleve Ashikaga njihet si vendi më i bukur në Japoni për studimin e kopshteve të luleve vistaria (lule vile), ndërsa ka prej atyre që e konsiderojnë atë si një prej parqeve më të bukura në botë. Ky park gjendet në qytetin me po të njëjtin emër rreth tetëdhjetë kilometra larg Tokios.

 

Parku i Luleve Ashikaga njihet për 350 drunjtë e luleve vistaria, të cilat janë në lulëzim të plotë nga mesi i prillit deri në mes të majit. Në këtë park gjendet edhe një dru antik i vistarias i cili është rreth 160 vjeçar, dhe i cili të çon në një botë që ngjan aq shumë me xhunglën në filmin Avatar, duke e krijuar një tunel tetëdhjetë metra të gjatë të luleve të vistarias.

 

Vistaria është një klasë e bimëve me lule në familjen e legumeve, në të cilën përfshihen dhjetë specie të hardhive drunore që rriten në Kinë, Japoni, Kore, Vietnam, Kanadanë Jugore, SHBA-të Lindore dhe në veri të Iranit. Më pas ajo është përhapur në shumë vende të tjera të botës.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE