VENDIMMARRJA PËR KARRIERË GJATË PANDEMISË COVID-19

Gjatë tërë pandemisë COVID-19, Departamenti i Psikologjisë i Universitetit të Prishtinës ka qenë dhe po vazhdon të mbetet një ndër institucionet më aktive që ka punuar shumë për t’iu dalë në ndihmë të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe posaçërisht të rinjve. Në vazhdën e angazhimeve të tyre kësaj radhe vjen edhe nisma më e re për t’i ndihmuar të rinjtë në përzgjedhjen e karrierës.

 

Kur e kemi parasysh se shumë shpejt të gjithë maturantët në Kosovë do të përballen me dilemën se në cilin fakultet dëshirojnë të regjistrohen dhe çfarë karriere duan të zgjedhin, çdo lloj i ndihmës është i mirëseardhur. Mirëpo, kur kjo ndihmë vjen nga profesionist të fushës dhe është e bazuar në studime të shumta atëherë, vlera e kësaj ndihme bëhet shumëfish më e madhe.

 

Në kuadër të kësaj ndihme, Departamenti i Psikologjisë i Universitetit të Prishtinës, fillimisht në llogarinë e tyre në Facebook e ka publikuar një video udhëzuese rreth 10 minuta të gjatë, në të cilën flitet për gjërat kryesore që të gjitha të rejat dhe të rinjtë duhet t’i kenë parasysh gjatë përzgjedhjes së karrierës së tyre. Sipas kësaj videoje, hapi i parë është njohja e vetes në kuptimin e cilësive personale si: aftësitë, interesat dhe tiparet e personalitetit.

 

Krahas kësaj videoje, departamenti në fjalë, gjithmonë përmes llogarisë së tyre në Facebook, kanë njoftuar se e kanë përgatitur edhe një udhëzues mbi vendimmarrjen e adoleshentëve për karrierë gjatë pandemisë COVID-19. Në postimin e tyre, ata bëjnë të ditur se këtë doracak së bashku me materiale të tjera në lidhje me këtë çështje së shpejti do t’i vejnë në dispozicion në faqen e tyre të internetit në: https://shendetimendor.uni-pr.edu/.

 

Videon udhëzuese për vendimmarrje në karrierë mund ta gjeni në llogarinë në Facebook: Departamenti i Psikologjisë, UP. Shikim të këndshëm!

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE