VIDEO KËSHILLUESE PËR PRINDËRIT SI TË FLASIN ME FËMIJËT PËR COVID-19

Fondacioni humanitar, jo fitimprurës, jo qeveritar AMC (Action for Mothers and Children) e ka postuar, në llogarinë e tyre në facebook, një video këshilluese për prindërit se si duhet të flasin me fëmijët e tyre rreth COVID-19.

 

Këshilla e parë në video është që prindërit duhet të flasin me fëmijët në formë shoqërore dhe të sinqertë rreth COVID-19. Kështu si shembull më tej në këtë video theksohet se fëmijët mund të pyesin: Çfarë është korona virusi? Si mund ta marrësh atë? A duhet edhe unë të vendos maskë? A mund të vdesim nga ai?

 

Përgjigjet e rekomanduara ndaj këtyre pyetjeve janë: Korona virusi është një mikrob i ngjashëm me gripin. Ai mund të merret nga teshtima apo kollitja e personave që e bartin atë. Maska vendoset që të mos lejohen mikrobet që të hyjnë në gojë dhe hundë. Fëmijët është e rëndësishme që të kuptojnë se duhet të mbajnë distancën prej 2 metra nga personat që nuk janë anëtarë të familjes. Kurse në pyetjen më të frikshme, sipas kësaj videoje, përgjigjja më e mirë është shumica e personave që e kanë pasur korona virusin nuk kanë vdekur.

 

Videoja në fjalë është përgatitur me financim nga Qeveria e Suedisë dhe në bashkëpunim të Organizatës Save the Children dhe AMC. Videon e plotë  mund ta shikoni më poshtë.

 

 

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE