VIJNË DY PREJ PRODUKSIONEVE MË TË SHUMËPRITURA

 

Siç e dimë, industria e filmit ka qenë një prej degëve të argëtimit më të goditura nga përhapja e pandemisë së COVID-19. Rrjedhimisht, shfaqja në kinema e shumë prej filmave të ri të shumëpritur u shty dhe ne e kemi mundësinë që ti shohim ata vetëm tani. Në mesin e tyre janë Venom: Let there be carnage, dhe Shang-Chi and the Legend of the Ten Rings.

 

Venom: Let There Be Carnage

Tom Hardy rikthehet në ekranin e madh si Eddie Brock, gjegjësisht mbrojtësi vdekjeprurës Venom. Nën regjinë e Andy Serkis, ne film paraqiten edhe Michelle Williams, Naomie Harris dhe Woody Harrelson, në rolin e antiheroit Cletus Kasady/Carnage. Përderisa reagimi ndaj filmit të parë ishte jo edhe aq i shkëlqyer, prapë se prapë adhuruesit janë të ngazëllyer për pjesën e dytë. Në një intervistë për këtë film regjisori Serkis deklaroi: “Eddie Brock dhe Venom tani janë në atë që në fakt është faza e Çiftit të Çuditshëm në marrëdhënien e tyre. ata janë bashkë tash e… një vit e gjysmë, si të themi, që nga filmi i parë. Tani ata janë duke mësuar se si të jetojnë me njëri-tjetrin, dhe është sikurse të jetosh me një bebe maniak.”

 

Shang-Chi and the Legend of the Ten Rings

Rolin kryesor në filmin “Shang-Chi and The Legend of The Ten Rings” të Marvel Studios e luan Simu Liu si Shang-Chi, i cili duhet të përballet me të kaluarën e tij pasi që përfshihet në një rrjet të organizatës misterioze të Dhjetë Unazave. Në film paraqiten edhe Tony Leung në rolin e Wenwu, Awkwafina në rolin e Katy mikes së Shang-Chi, dhe Michelle Yeoh në rolin e Jiang Nan, si dhe Fala Chen, Meng’er Zhang, Florian Munteanu dhe Ronny Chieng.

PDF Magazine

Tetor

(ALB_ENG)210

READ MORE

NEW MAGAZINE