VLERAT THEMELORE TË POLICISË SË KOSOVËS – PARIMET THELBËSORE TË NJË FORCE POLICORE DEMOKRATIKE

 

Shoqëritë, organizatat dhe institucionet bazohen në një gamë të gjerë të vlerave të ndryshme të cilat ua mundësojnë që të japin më të mirën nga vetvetja. Sidoqoftë, në këtë botë që ndryshon vazhdimisht, ekzistojnë disa vlera të cilat janë aq të rëndësishme sa që ato i bëjnë ballë kohës, dhe pa marrë parasysh se ku apo kur, ato mbesin të njëjta. Këto vlera thelbësore nuk janë përshkrim i punës apo strategjive që përdoren për të përmbushur misionin e tyre. Në fakt, ato janë themelet në të cilat bazohen puna dhe ndërveprimi me njëri-tjetrin. Me fjalë të tjera, vlerat thelbësore janë elementet kyçe se si ne e kryejmë punën tonë. Për të mësuar më shumë për vlerat thelbësore që Policia e Kosovës angazhohet që t’ua mësojë zyrtarëve të ardhshëm policor, ne u takuam me disa prej kadetëve të Gjeneratës së 56-të, të cilët aktualisht janë duke u trajnuar në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.

 

TRANSPARENCA

  • Transparenca është një nga kushtet kryesore për zhvillimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit. Si aktor kryesor në sigurimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe për të siguruar sundimin e ligjit, ne jemi të përkushtuar që t’i bëjmë të gjitha aktivitetet tona transparente dhe të drejta.

 

PAANSHMËRIA

  • Gjatë trajnimeve tona për t’u bërë oficerë policie, ne mësohemi që t’iu kushtojmë më shumë vëmendje problemeve që i përjetojnë individët ose komuniteti, pa e marrë parasysh moshën, gjininë, kombësinë, racën ose ndonjë tipar tjetër dallues.

 

INTEGRITETI

  • Secili oficer policie duhet të ketë një qëndrim të barabartë ndaj të gjithëve dhe të respektojë shumëllojshmërinë e njerëzve dhe nevojat e tyre individuale. Ne duam t’u japim qytetarëve mbështetjen më të mirë dhe që të fitojmë besimin e tyre teksa ne kujdesemi për pronën dhe sigurinë e tyre.

 

PROFESIONALIZMI

  • Si oficerë policie hasim të gjitha llojet e situatave dhe njerëzve. Në të gjitha këto situata, profesionalizmi ynë ndihmon që t’i sigurojmë njerëzit të cilët, pa marrë parasysh situatën, ne mundohemi që t’i ndihmojmë në çdo situatë. Në përpjekjet tona për të arritur standardet më të larta profesionale, ne udhëhiqemi nga Kodi i Etikës i Policisë së Kosovës.

 

RESPEKTI

  • Duke i zbatuar të gjitha detyrimet ligjore, ne përpiqemi që të respektojmë secilin person në Kosovë dhe në këmbim të kësaj do të dëshironim që ata të na respektojnë edhe ne, në mënyrë që të ndërtojmë besimin e ndërsjellë dhe të ruajmë paqen dhe tolerancën.

 

LARMIA

  • Shoqëria kosovare është shumë e larmishme dhe kjo është një ndër pikat e saj më të forta. Struktura e Policisë së Kosovës e pasqyron qartë këtë. Ne, oficerët e policisë jemi të vendosur të shërbejmë si shembulli më i mirë se puna e përbashkët na bën më të fortë.
PDF Magazine

Mars

READ MORE

NEW MAGAZINE