“#WOMENINENERGY”

 

Përmes një postimi në llogarinë e tyre zyrtare në Facebook, Millenium Foundation Kosovo (MFK) bën të ditur se është në përgatitje të një dokumentari, në të cilin prezantohet kontributi i jashtëzakonshëm i femrave në sektorin e energjisë!

 

Përndryshe, tash sa kohë MFK ka ndarë bursa dhe grante si dhe ka ofruar punë praktike për përfshirjen e femrave në sektorin e energjisë (#WomeninEnergy), në mbështetje të përfshirjes gjinore në sektorin e energjisë, i cili aktualisht është i dominuar nga meshkujt.

 

MFK, është subjekti zbatues i Threshold Program (Programit të Pragut), për të cilin janë pajtuar Qeveria e Kosovës dhe Millenium Challenge Corporation. Kosovo Threshold Program i adreson dy kufizimet kryesore të rritjes ekonomike të Kosovës: furnizimin e paqëndrueshëm të elektricitetit; dhe dobësitë reale dhe të perceptuara në sundimin e ligjit, llogaridhënien dhe transparencën e qeverisjes.

 

 

 

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE