XHUDISTËT E KOSOVËS SHKËLQEJNË NË KAMPIONATIN EVROPIAN NË XHUDO PËR SENIOR

 

Akil Gjakova është bërë për herë të parë kampion i Evropës në xhudo për senior, në Kampionatin Evropian që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë. Kështu bën të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) përmes një postimi në llogarinë e tyre zyrtare në Facebook.

 

KOK më tej njofton se xhudisti ynë e fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 73 kilogramë, duke u bërë kështu medalisti i parë evropian për Kosovën në një garë të meshkujve për senior. Medalja e artë e Akilit erdhi në ditën e dytë të kampionatit në fjalë dhe kjo ishte medalja e tretë e fituar nga xhudistët e Kosovës pasi që në ditën e parë të artën e fitoi edhe Distria Krasniqi, kurse Nora Gjakova u stolis me të bronztën. Falë këtyre sukseseve në fund të ditës së dytë të kampionatit Kosova ishte e para në listën e vendeve për numrin e medaljeve të fituara.

 

Në fund të postimit KOK theksoi: “Komiteti Olimpik i Kosovës i gëzohet edhe një herë suksesit të madh të xhudos me mjeshtrin ndërkombëtar, Driton Kuka. Ky sukses është sinjal i mirë se xhudo është në rrugë të mbarë për t’i sjellë Kosovës edhe medalje tjera olimpike nga Lojërat Olimpike Tokio 2020.”

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE