YLLI MË I MADH I NJOHUR NË GALAKTIKËN TONË

 

Po të ishte në vend të Diellit, Eta Karina (Eta Carinae) do t’i përpinte të gjitha planetët duke e përfshirë edhe Jupiterin.

 

Eta Karina është një gjigand i gjigandëve. Në tërë galaktikën tonë (Rruga e Qumështit) ekzistojnë vetëm disa dhjetëra yje të tilla (në krahasim me rreth 400 miliardë yje të tjera). Perimetri i këtij ylli është 11 njësi astronomike, që i bie mbi një miliardë e gjysmë kilometra, ndërsa ai rrotullohet rreth vetes me shpejtësi që arrin 90 për qind të maksimumit teorik. Me fjalë të tjera, Eta Karina bën pjesë ndër yjet më masive në tërë universin. Po të ishte edhe pak më i madh nuk do të ishte e mundur që të ekzistonte. Masa e tij është e barabartë me 100 deri në 120 masa të Diellit. Kështu që afër këtij ylli masiv Dielli ynë duket si një pikë e vogël.

 

Për shkak të këtyre përmasave gjigande, Eta Karina është ylli më i rrezikshëm në qiellin tonë. Fati i tij është që të vdes i ri. Mesatarisht yjet jetojnë disa miliarda vjet, mirëpo Eta, ashtu si edhe të gjitha yjet gjigande, e djeg tepër shpejt materien e saj, prandaj ajo do të ekzistojë vetëm disa miliona vjet. Duke qenë se është krijuar rreth 2,6 milionë vjet më parë, jeta e këtij ylli po i afrohet fundit.

 

Vet fundi i këtij gjigandi do të jetë shumë dramatik. Ajo do të shpërbëhet në një supernova dhe kjo ngjarje do të mbahet mend nga e tërë galaktika. Me këtë rast ajo do të shkëlqejë me shndritjen e qindra miliarda yjeve, kurse rrezet e saj vdekjeprurëse do të lëvizin me shpejtësinë e dritës deri në skajet e galaktikës sonë. Se si do të ndikojë kjo ngjarje në jetën në planetin tonë nuk e di ende askush me siguri. Mirëpo, astronomët janë duke e vëzhguar me kujdes.

 

Nuk dihet se kur do të shpërthejë Eta Karina. Vlerësimet variojnë nga tani deri në miliona vjet në të ardhmen. Duke qenë se Eta është 7500 vite drite, ndoshta ajo ka pushuar së ekzistuari, por ne ende nuk e kemi zbuluar.

 

Sipas astronomëve 170 vjet më parë Eta Carinae pati një shpërthim masiv që liroi energji pothuajse sa edhe një supernova, por që për çudi vet ylli mbijetoi.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE