ZBULOHET FOSILI I HOMINIDIT MË TË VJETËR NË HISTORI

 

Pas dy dekadave të hulumtimeve dhe përgatitjeve, më në fund në Afrikën e Jugut është zbuluar fosili më i vjetër i species hominid në të cilën përfshihen njeriu, shimpanzetë dhe disa specie të tjera të zhdukura.

 

Aktualisht i njohur si “Shputa e vogël”, ky fosil konsiderohet se është rreth 3,67 milionë vjet i vjetër dhe sipas të gjitha gjasave bën pjesë në një lloj tjetër të hominidëve më të hershëm.

 

Pjesët e para të fosilit, më saktësisht disa eshtra të shputave të këmbës janë zbuluar në vitin 1994 nga profesori Ron Clark në shpellat që gjenden rreth 40 kilometra larg Johanesburgut, kurse disa vite më vonë ca minatorë e zbuluan edhe kockën e poshtme të këmbës.

 

Në vitin 1997, shkencëtarët u kthyen në vendin e zbulimit dhe gjetën fragmente të tjera të eshtrave që ishin poshtë sipërfaqes. Vetëm në vitin 2012 u përfundua zbulimi i të gjitha eshtrave, dhe më pas, u vijua me rregullimin dhe pastrimin e eshtrave si dhe studimin e tyre.

 

Për momentin, shkencëtarët mendojnë se ky është skeleti i një femre të re, e cila ka rënë në shpellë dhe ka vdekur rreth 3,6 milionë vjet më parë. Shputa e vogël është fosili i parë pothuajse i plotë i paraardhësve tanë, i cili është nxjerrë nga aty ku është fosilizuar. Njëkohësisht, ky është hominidi më i ruajtur që është gjetur ndonjëherë dhe që është më i vjetër se 1,5 milionë vjet.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE