ZËRI I TË RINJVE TË KOSOVËS NË LUFTËN KUNDËR COVID-19

24.07.2020

Kohëve të fundit në një anketë U-Report, 1618 U-Raportues (të anketuar), i dhanë mendimet e tyre për masat parandaluese kundër COVID-19, si dhe për masat mbrojtëse që ata, miqtë dhe shoqëria në tërësi janë duke i ndërmarrë. Dje, UNICEF, i bëri publike rezultatet e kësaj ankete.

 

Sikurse në tërë rajonin, edhe në Kosovë është vërejtur rritja e rasteve të të infektuarve me COVID-19 pas lehtësimit të masave kufizuese. Më 9 korrik u zhvillua një anketë në të cilën 4 nga 5 U-Reporterë u shprehën se janë të brengosur në lidhje me shtimin e numrit të rasteve, rrezikun për shëndetin e tyre dhe të familjarëve ë tyre, apo me izolimin e serishëm.

 

Pikat kryesore të anketës:

 

Shumë prej të anketuarve janë duke i marrë masat për të mbrojtur veten dhe të dashurit e tyre por, është e rëndësishme që të gjithë të fillojnë të marrin masa për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

 

  • 86% e U-Raportuesve besojnë se me mbajtjen e maskave e mbrojnë veten dhe të tjerët por, vetëm 45% deklaruan se rregullisht mbajnë maskë në publik. Disa janë skeptik rreth fakteve për virusin dhe masave të nevojshme.
  • 2% e U-Raportuesve mendojnë se mbajtja e maskës ka efekt negativ.
  • 10% e U-Raportuesve mendojnë se virusi nuk është i rrezikshëm apo i vërtetë.
  • 5% deklaruan se nuk kanë ndërmarrë ndonjë masë për mbrojtje nga COVID-19 gjatë 2 javëve të fundit.
  • 7% e U-Raportuesve do të vazhdonin të takoheshin me një shok të infektuar me COVID-19 pa ndonjë masë mbrojtëse (maskë, dorëza, distancë) – të gjithë ishin meshkuj.
  • 26% i shohin brengat e publikut në lidhje me COVID-19 si të tepruara.
  • Ndonëse 45% e U-Raportuesve deklaruan se ata bartin maska në publik, ata deklarojnë se kjo nuk është e vërtetë kur bëhet fjalë për miqtë e tyre me ç’ rast shifra e miqve të tyre që bartin maska bie në 16%.

 

U-Report është një platformë që përdoret nga të rinjtë për të dhënë mendimet e tyre për çështje kritike në komunitetet e tyre. Regjistrohuni sot për t’u bërë U-Raportues në mënyrë që të dëgjihet zëri i juaj për gjërat që kanë rëndësi për ju!

 

Ju mund të regjistroheni përmes platformës Viber dhe Facebook Messenger përmes linkut në vijim: https://linktr.ee/u_report, ose duke e skanuar kodin QR në fund të grafikut informues.

 

Së bashku ne mund t’ia dalim!

 

Në fund, për hir të mbrojtjes së vetvetes dhe të tjerëve, UNICEF bën thirrje që të gjithë të vazhdojmë t’i marrim tri masa të thjeshta parandaluese:

 

  • Të mbajmë maska në hapësirat publike.
  • Të mbajmë së paku 2 metra distancë fizike me të tjerët.
  • T’i lajmë duart rregullisht me sapun dhe ujë ose t’i dezinfektojmë me dezinfektues.

NEW MAGAZINE