ZION WILLIAMSON – NJË NGA SUPER YJET E ARDHSHËM TË NBA

Nëse jeni tifoz i ligës NBA të basketbollit, atëherë me gjasë e dini kush është Zion Williamson, por edhe nëse e njihni, nëse ai vazhdon ngritjen e tij në super yll, ai së shpejti do të jetë një emër i famshëm i ngjashëm me legjendat si Michael Jordan, Kobe Bryant, Shaquille O’Neal dhe të ngjashëm.

 

Mjaftoi një vit te Duke!

Fama e Williamson shpërtheu në vitin e tij të parë në Universitetin Duke, megjithëse ai ishte një yll basketbolli i shkollës së mesme. Sidoqoftë, pasi mbërriti te Duke, Williamson u ngrit në një nivel të ri falë atletizmit të tij dhe ngulitjeve të pabesueshme. Ai ishte aq i mirë saqë konsiderohej si një nga perspektivat më të mira të basketbollit të kolegjit ndonjëherë dhe ai ishte zgjedhja e konsensusit nr. 1 në renditjen e NBA në qershor të vitit 2019, pasi vendosi të linte kolegjin dhe të bëhej basketbollist profesionist.

 

Ndërsa ishte në Duke, si 18 vjeçar, Williamson ishte 200.66 cm i gjatë dhe 130 kg dhe mesatarisht shënonte 22 pikë, 9 kërcime dhe 2 asistime për ndeshje. Ai ishte aq i mirë sa atë shkuan që ta shihnin tek luante për Duke, personalitete si ish Presidenti i SHBA-ve Barack Obama, Jay Z, LeBron James, Dwayne Wade, Floyd Mayweather e kështu me radhë.

 

Karriera e Shkollës së Mesme

Megjithëse fama e Williamson shpërtheu në nivel kombëtar në Duke, ai ishte mjaft i njohur në botën e basketbollit si një nga perspektivat më të mira të shkollës së mesme. Williamson lindi në Salisbury, Karolina e Veriut dhe ndoqi Shkollën Ditore të Spartanburg, ku u bë rekrut me pesë yje.

 

Williamson u bë i famshëm përmes kulturës së videoincizimeve, ku tregohej loja e tij shpërthyese. Ai shpesh i bënte fëmijët e tjerë të shkollës së mesme të dukeshin budallenj në fushë – fizikisht ai ishte thjesht në një nivel tjetër. Në vitin 2017, Williamson dhe ekipi i tij AAU, SC Supreme, u përballën me Ballersat e mëdhenjë, LaMelo Ball, vëllai më i ri i Lonzo Ball dhe djali i LaVar Ball. Loja tërhoqi një turmë aq të madhe, saqë njerëzit u kthyen prapa në hyrje të sallës – dhe 80.000 njerëz e transmetuan atë në Facebook Live. Megjithëse LaMelo Ball ishte ylli më i madh në atë moment, Williamson shkëlqeu ndaj tij, duke shënuar 28 pikë, dhe duke ndihmuar SC Supreme të fitonte.

 

Williamson shënoi mesatarisht 36.4 pikë, 11.4 kërcime dhe 3.5 asistime gjatë karrierës së tij në shkollën e mesme. ESPN e renditi atë si perspektivën Nr. 2 në vend në vitin 2018. Williamson përfundimisht e zgjodhi Duke dhe ai menjëherë e shfaqi dallimin e tij – jo për lojën, por gjatë testimeve vertikale. Williamson kërcente aq lart sa që stafi i Duke filloi të vendoste pesha nën pajisjen matëse për ta ngritur atë më lart. Në adresën: https://streamable.com/elgmm dhe https://twitter.com/i/status/1029404577903337472 ju mund të shihni ngulitjet e tij nga vija e gjuajtjeve të lira.

 

NBA në këmbë

Si zgjedhje e parë, Williamson u zgjodh nga New Orleans Pelicans, gjë që nuk ishte befasi. Pas një viti të shkëlqyeshëm si rishtar, ai vazhdon të provojë se e gjithë fama rreth tij ishte plotësisht e justifikuar. Vetëm në sezonin e tij të dytë në NBA, ai arriti të shënoj 1000 pikë në karrierë, duke e bërë atë lojtarin më të shpejtë aktiv të NBA që nga Blake Griffin për të arritur 1000 pikë në karrierë. Sipas www.cbssports.com, të dy këtyre lojtarëve iu deshën 44 ndeshje për të arritur këtë moment të rëndësishëm. Vetëm dy lojtarë të tjerë kanë arritur 1000 pikë më shpejt. Shaquille O’Neil iu deshën 43 ndeshje dhe vetëm 28 ndeshje rekordmenit të të gjitha kohërave Wilt Chamberlain. Një fakt tjetër për tu marrë në konsideratë në lidhje me këtë rekord me 44 ndeshje është se Williamson kishte luajtur vetëm 1290 minuta krahasuar me 1600 minuta që Griffin kishte luajtur në të njëjtin numër të ndeshjeve.

 

Williamson ka ende një rrugë të gjatë për të bërë nëse planifikon të matet me Chamberlain, Shaquille O’Neal ose të mëdhenjtë e tjerë të lojës në arritjet e përgjithshme të karrierës. Por, ai e ka fillimin njëjtin sikurse ata. Skuadrat nuk kanë asnjë përgjigje për Zion pranë koshit dhe për sa kohë që kjo mbetet e vërtetë, ai do të vazhdojë të grumbullojë pikë me një ritëm absurd.

PDF Magazine

Mars

READ MORE

NEW MAGAZINE