ZJARRET E PYJEVE ÇKA MUND TË BËJMË PËR NATYRËN?

Natyrës i nevojiten vite të tëra për të krijuar një sistem të sajin, kurse një zjarri të madh i duhet shumë pak për të shkatërruar gjithçka. Shtrohet pyetja, cili është kontributi i njeriut për këtë dhe çka mund të bëjë ai për ta parandaluar këtë?

Zjarret e pyjeve janë problem global, ekologjik dhe ekonomik, në botë, mesatarisht çdo vit regjistrohen më shumë se 50.000 zjarre të pyjeve të cilat i shkatërrojnë rreth 400.000 hektarë pyje.

Kjo është një dukuri shumë e rrezikshme për sigurinë e njerëzve dhe pronave të tyre, nëse zjarret ndodhin afër zonave të banuara. Në raste të tilla zjarret nuk luftohen vetëm nga zjarrfikësit, por siç e kemi parë, edhe nga vet banorët e zonave të rrezikuara, të cilët luftojnë që ta mbrojnë veten dhe pronat e tyre.

 

Nuk është aspak e lehtë që të luftosh zjarrin që e gllabëron natyrën, posaçërisht kur kushtet për fikjen e tij vështirësohen nga erërat dhe temperaturat e larta. Mirëpo, edhe kur njerëzit dhe pronat e tyre nuk janë drejtpërdrejt të rrezikuara, zjarret kanë pasoja të rënda për mjedisin jetësor. Diçka që është krijuar me vite dhe dekada, shkatërrohet për shumë pak kohë, dhe më pas nevojitet vegjetacionit i duhet sërish një periudhë e gjatë që të rimëkëmbet.

 

Pasojat e zjarrit vërehen menjëherë

Çdo zjarr ka ndikim tejet të madh në biodiversitetin e zonës së prekur, për shkak të shkatërrimit të funksioneve të përgjithshme dobiprurëse të pyjeve si dhe migrimit të specieve. Një shembull tipik është rasti i zjarreve në pranverë në kohën kur natyra është duke u zgjuar kurse speciet e kafshëve të ndryshme fillojnë të përgatiten për reproduktim. Për këtë arsye, krijimi i një ekosistemi kërkon kohë të gjatë për t’u krijuar, kurse zjarret e mëdha i degradojnë ato shumë shpejt.

 

Kontributi më i madh që njerëzit mund ta kenë për mjedisin e tyre jetësor është që të vetëdijesohen dhe të mos e shkatërrojnë atë, kurse zjarret janë një prej formave më të shpejta të shkatërrimit. Është vërtetuar shkencërisht se qëndrimi në pyll e redukton stresin, gjegjësisht e përmirëson shëndetin e përgjithshëm të njeriut. Koha e kaluar në natyrën e shkatërruar mundet vetëm të na hidhërojë, në njërën anë sepse ekzistojnë njerëz që e shkatërrojnë atë, dhe nga ana tjetër, sepse ata shpesh shpëtojnë pa e marrë dënimin e merituar nga institucionet përkatëse.

 

Përderisa mjafton vetëm një moskujdes që një person i vetëm të shkaktoj një zjarr, shpesh me dhjetëra persona, shërbime dhe ditë të tëra nevojiten që ai zjarr të shuhet.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE