#20secondhandwash

Një ndër kërkesat kryesore në luftën globale kundër përhapjes së korona virusit COVID-19 është pastrimi i shpeshtë i duarve me sapun dhe ujë për së paku 20 sekonda. Për të qenë të sigurt se pastrimi i duarve ka zgjatur sa duhet fëmijëve iu është thënë që gjatë pastrimit të duarve ta këndojnë Këngën e Ditëlindjes. Sidoqoftë, gazetares së gazetës prestigjioze New York Times, Susan Dominus i lindi ideja që ishte e padrejtë që Kënga e Ditëlindjes të ndërlidhej me ngjaje kaq të pakëndshme. Prandaj, ajo kontaktoi me kompozitorët Marc Shaiman dhe Scott Wittman me propozimin që të gjenin një këngë tjetër e cila padyshim do të duhej të ishte argëtuese, dhe natyrisht të zgjaste 20 sekonda.

 

Rezultati përfundimtar është jo një por, dy këngë mjaft argëtuese të titulluara: “Njëzet Sekonda!” (Twenty Seconds!) dhe “Valci Gjysmë Minutësh” (Half a Minute Waltz). Madje, vargjet e këngës së dytë janë shkruar nga Lan O’Kun, i cili është shkruesi i teksteve të legjendës muzikore Barabara Streisand.

Ky projekt nuk përfundoi me kaq, pasi që autorët e këngëve ua dërguan këto këngë disa artistëve të ndryshëm që t’i interpretonin secili në mënyrën e tyre dhe ta incizonin veten duke e kënduar atë.

 

I pari që e këndoi këngën e parë ishte aktori Jake Ryan Flynn i cili ka luajtur në dy shfaqje muzikore të Broadway: “Charlie in the Chocolate Factory” dhe “Mrs. Doubtfire”. Më pas radhën e kishte Samantha Williams, e cila më parë ka luajtur në “Dear Evan Hansen” dhe pritet që të luajë në inskenimin e ri të “Caroline, or Change”. I treti që e këndoi këngën e parë ishte vet autori Marc Shaiman.

 

Kurse këngën e dytë, e cila është pak më e komplikuar, autorët ia dërguan Bryce Pinkham, një tjetër artist në Broadway, i cili është i njohur për paraqitjen e tij “A Gentleman’s Guide to Love and Murder”.

 

Në fund të shkrimit të New York Times, autorët i ftojnë të gjithë që të bëjnë video duke i pastruar duart dhe duke i kënduar këto këngë dhe t’i postojnë ato në Instagram me hashtag: #20secondhandwash.

 

Ju urojmë argëtim gjatë pastrimit të duarve tuaja!

PDF Magazine

Mars

READ MORE

NEW MAGAZINE