GJËRA ARGËTUESE QË MUND T’I BËNI GJERSA JENI NË SHTËPI

Pa marrë parasysh nëse ju pëlqen apo jo, për shkak të Virusit Korona ju duhet të rrini në shtëpi. Ndonëse, ju nuk mund të dilni jashtë dhe të takoheni me shokët e juaj, ka shumë mënyra se si mund ta shfrytëzoni kohë tuaj në mënyrë kreative në mënyrë që të mësoni por, edhe të argëtoheni. Në vijim ju sjellim disa ide që mund t’i eksploroni.

 

Mozaikët

Mozaikët e kanë potencialin që t’i argëtojnë fëmijët, por edhe të rriturit me orë të tëra. Posaçërisht, nëse jeni mjaft të rritur për ato shumë të komplikuarat me deri në 5000 pjesë. Mozaikët, ndihmojnë në nxitjen e aftësive për zgjidhjen e problemeve dhe përforcojnë kujtesën, dhe po ashtu, janë edhe shumë argëtuese që të vazhdoni të luani me to. Në veçanti, mozaikët me harta janë fantastik sepse, janë një mënyrë shumë e mirë që të mësoni edhe gjeografi. Nëse nuk dëshironi që t’ju duhet t’i lëvizni mozaikët e gjysmë përfunduar nga tavolina e ngrënies, vendoseni një tavolinë të dytë që t’ju shërbejë si stacion për mozaikun tuaj.

 

Pajisjet për art

Kurrë mos e nënvlerësoni fuqinë që e kanë markerët, ngjyrat e drurit, apo ato të ujit për t’ju mbajtur të zënë me orë të tëra. Edhe nëse nuk jeni kushedi sa artistik, një komplet i pajisjeve të reja të artit mund ta ndezin shkëndijën tuaj të kreativitetit. Mësoni për artistët e famshëm dhe teknikat e tyre të ndryshme nga librat për artin apo galeritë online, dhe pastaj krijoni kryeveprat e juaja. Për shumë fëmijë pointilizmi i George Seurat është fantastik.

 

Abonimi në një klub leximi

Nuk ka asgjë më të bukur se sa të përhumbeni në një libër të mrekullueshëm. Sigurohuni që të keni material të mjaftueshëm për lexim duke e bërë një abonim mujor për lexim. “Bookroo” ofron mundësi për fëmijët nga mosha e foshnjave (librat me fotografi) deri në moshën 10 vjeçare. Lexuesve më të rritur mund t’iu shijojë më shumë abonimi në “Book of the Month”, i cili ua mundëson që të vlerësojnë dhe rishikojnë përzgjedhjet e tyre të mëparshme dhe që t’i përshtasin librat me interesat e tyre personale.

 

Muzetë virtual

 

Nëse ju pëlqejnë kultura dhe arti, falë internetit, ju mund të vizitoni muze të famshëm virtual dhe të kaloni kohë duke i parë veprat e famshme të artit. Disa prej tyre që mund të qasen në Google janë: Muzeu Britanik në Londër, Muzeu Pergamon në Berlin, Muzeu Van Gog në Amsterdam, Muzeu Kombëtar i Antropologjisë në Meksiko Siti (Mexico City), etj. 

 

Këto janë vetëm disa propozime ju takon juve që t’i zbuloni të tjerat dhe mbase të na tregoni edhe ne për ato në pjesën e komenteve.