30 MILIONË PËRDORUES REGJISTROHEN BRENDA DITËS NË RIVALIN E TWITTER

 

Rishtas kompania Meta e lansoi aplikacionin e saj më të ri Threads, dhe pronari i kompanisë Mark Zukerberg (Mark Zuckerberg) ka bërë të ditur se që në ditën e parë tridhjetë milionë përdorues u regjistruan në këtë platformë.

 

Zukerberg e prezantoi këtë aplikacion si një rival miqësor të aplikacionit tashmë të famshëm Twitter, të cilin Elon Musk e bleu në tetor të vitit të kaluar. Sipas ekspertëve, Threads ka gjasa që të tërheq përdoruesit e Twitter, të cilët janë të pakënaqur me ndryshimet e prezantuara në këtë platformë që nga blerja e saj nga Musk.

 

Në lidhje me platformën më të re të prezantuar nga Meta, Drejtoresha Ekzekutive e Twitter, Linda Jakarino (Linda Yaccarino), deklaroi se ndonëse Twitter “shpesh imitohet” komuniteti i tij “nuk mund të rivalizohet”. Ndërsa Musk, në reagimin e tij theksoi: “Është pafundësisht më mirë që të sulmohesh nga njerëz të panjohur në Twitter, se sa të pranosh lumturinë e rrejshme që ofrohet nga platforma Instagram që synon të fshehë dhimbjen”.

 

I pyetur nëse mendonte se platforma Threads mund të bëhej më e madhe se sa Twitter, Zukerberg raportohet të ketë deklaruar: “Do të duhet pak kohë, por unë mendoj se do të kemi një aplikacion me biseda publike me një miliardë përdorues. Twitter e kishte mundësinë që ta bënte këtë, por nuk ia ka arritur. Shpresojmë që ne do t’ia dalim”.

 

Si mund të hapet llogaria në Threads

Duke qenë produkt i kompanisë Meta, aplikacioni Threads ua mundëson përdoruesve që të regjistrohen në këtë platformë drejtpërdrejt nga llogaritë e tyre në Instagram. Kjo platformë tashmë mund të qaset në mbi 100 vende të botës dhe sapo që të arrijë shtrirjen globale, rreth dy miliardë përdorues të platformës Instagram do të mund t’i importojnë llogaritë e tyre në platformën Threads.

 

Pikërisht ky aspekt i Threads është edhe burimi kryesor i kritikave për platformën e re për shkak të shqetësimeve në lidhje me sasinë e të dhënave të përdoruesve që aplikacioni mund ta përdorë. Po ashtu, profili i përdoruesit në Threads nuk mund të fshihet pa e fshirë edhe llogarinë e Instagram të ndërlidhur me të. Sidoqoftë, nga Meta bëhet e ditur që kompania është duke punuar në këtë drejtim. Deri në një ndryshim të mundshëm llogaritë e përdoruesve në Threads mund të çaktivizohen pa asnjë ndikim në llogaritë e tyre në Instagram.

Our team delivers reliable solutions tailored to your specific needs. We prioritize quality and customer satisfaction in every project.

Address :

Info :

Best KINDERGARTEN Theme

All Demos Included

With Kindergarten WordPress Theme you will have everything you need to create a memorable and enchanting online presence. Start create your dream education site today.