450 KURSE TË IVY LEAGUE QË MUND T’I NDIQNI TANI ONLINE FALAS!

8 shkollat e Ivy League janë ndër kolegjet më prestigjioze në botë. Aty përfshihen universiteti Brown, Harvard, Cornell, Princeton, Dartmouth, Yale dhe Columbia, si dhe Universiteti i Pensilvanisë.

 

Të tetë këto shkolla janë në mesin e pesëmbëdhjetë më të mirave sipas rangimit të universiteteve kombëtare nga U.S. News dhe  World Report.

 

Shkollat e Ivy League janë tejet përzgjedhëse dhe shumë të vështira për t’u pranuar në to. Mirëpo, lajmi i mirë është se këto universitete ofrojnë kurse online falas në platforma të shumëfishta online për kurse. Në këtë kohë kur shumica prej nesh jemi të detyruar që të qëndrojmë në shtëpi për shkak të pandemisë së KoronaVirusit, ne besojmë se ia vlenë që t’ua hidhni një sy këtyre kurseve.

 

Deri tani janë krijuar mbi 500 kurse, 450 prej të cilave janë ende aktive. Class Central (https://www.classcentral.com/collection/ivy-league-moocs) e ka bërë një përmbledhje të tyre. Kurset janë të ndara në kategoritë në vijim:

 

Shkenca kompjuterike,

Shkenca të të dhënave,

Programim,

Shkenca njerëzore,

Biznes,

Art & Dizajn,

Shkencë,

Shkenca shoqërore,

Shëndet & Mjekësi,

Inxhinieri,

Matematikë,

Arsim & Mësimdhënie, dhe

Zhvillim personal

 

Çka është Class Central

Class Central është duke e ndërtuar një ekosistem për të udhëzuar nxënësit drejt qëllimeve të tyre arsimore. Me një ndërfaqe të thjeshtë dhe dhjetëra mijëra vlerësime të kurseve, ata i kanë ndihmuar mbi 20 milionë nxënës për të vendosur cilin kurs ta ndjekin.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE