AKTIVIZOHET LINJA FALAS PËR NDIHMË PSIKOLOGJIK

AKTIVIZOHET LINJA FALAS PËR NDIHMË PSIKOLOGJIKE 038 200 80 890!

Me një postim në llogarinë e Facebook-ut të Ministrisë së Shëndetësisë u bë e ditur për të gjithë qytetarët se duke filluar nga dita e djeshme (22. 04. 2020) ka filluar të operojë një linjë e posaçme telefonike për ndihmë psikologjike falas. Kështu përmes kësaj linje, të gjithë ata që kanë nevojë për të folur me psikolog mund ta bëjnë këtë në numrin 038 200 80 890, bëjnë të ditur nga kjo ministri.

 

Më tej, në postimin e Ministrisë së Shëndetësisë, bëhet e ditur se funksionalizimi i kësaj linje është rezultat i bashkëpunimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Departamentit të Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës. Ajo do të jetë në shërbim të qytetarëve të cilët kanë vështirësi në këtë periudhë të pandemisë Covid-19 për të menaxhuar mendimet, ndjenjat dhe emocionet e tyre, si dhe për ata që mund të përjetojnë stres të shtuar, ankth, panik apo edhe shenja dhe simptoma të depresionit. Thirrjet në këtë linjë do të jenë falas dhe këtë e ka mundësuar Telekomi i Kosovës.

 

Përpara angazhimit për linjën falas për ndihmë psikologjike, Departamenti i Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës i ka përgatitur edhe disa materiale psiko-edukuese, që mund të shërbejnë si lehtësues potencial të distresit psikologjik, që mund të përjetojnë qytetarët gjatë pandemisë COVID-19 apo për shkaqe të tjera. Këto materiale mund të gjenden në Internet në adresën: https://shendetimendor.uni-pr.edu/.

Our team delivers reliable solutions tailored to your specific needs. We prioritize quality and customer satisfaction in every project.

Address :

Info :

Best KINDERGARTEN Theme

All Demos Included

With Kindergarten WordPress Theme you will have everything you need to create a memorable and enchanting online presence. Start create your dream education site today.