TË AFËRT NË DISTANCË

Duke filluar nga data 27 prill “Fondacioni Jahjaga” e ka nisur fushatën “Të afërt në distancë” e cila bën thirrje për mirëkuptim dhe mirësi ndaj vetes dhe të tjerëve. Lansimi i kësaj fushate mbështetet nga GIZ Kosovo, në emër të Qeverisë Gjermane dhe zbatohet nga Fondacioni Jahjaga. Kjo fushatë vjen si përgjigje ndaj pandemisë COVID-19 e cila ka ndikuar në jetët e të gjithë neve pa marrë parasysh moshën, gjininë, etninë, fenë apo racën.

 

Në kuadër të kësaj fushate, në llogarinë e Facebook të Fondacionit Jahjaga janë duke u postuar video incizime të personaliteteve të ndryshme të cilat kanë porosi vetëdijesuese për të gjithë qytetarët e Kosovës. Së fundmi, kësaj fushate i është bashkangjitur edhe Vera Ora, e cila është psikiatre në Londër. Ajo në video incizimin e saj iu drejtua qytetarëve të Kosovës me një porosi për rëndësinë e shëndetit mendor në këtë kohë pandemie. Sipas saj është shumë normale që në këtë kohë të përballemi me ndjenjën e stresit, ankthit dhe depresionit. Prandaj, është tejet e rëndësishme që të kërkojmë ndihmë nga profesionistët e fushës së shëndetit mendor.

 

Porositë e të gjitha personaliteteve që e kanë përkrahur këtë fushatë deri tani mund t’i shikoni në llogarinë e “Fondacionit Jahjaga” në Facebook, në adresën: https://www.facebook.com/JahjagaFoundation/

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE