PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE MË 4 KORRIK

Dje më 28 maj 2020, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MESTI) doli me një njoftim përmes të cilit bëri të ditur se Provimi i Maturës Shtetërore 2020 do të mbahet më 04 korrik 2020. Në vijim mund ta lexoni tekstin e plotë të këtij njoftimi të cilin mund ta gjeni edhe në ueb faqen e MESTI-të.

 

“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton maturantët, mësimdhënësit dhe të gjithë akterët arsimor në Republikën e Kosovës se data e mbajtjes së Provimit të Maturës Shtetërore 2020 është caktuar me 04 korrik 2020.

 

Në dokumentin “Informata, udhëzime dhe rregulla për kandidatët (maturantët) – për Provimin e Maturës Shtetërore 2020”, i cili është miratuar nga Komisioni Shtetëror i Maturës, janë elaboruar informacionet dhe shpjegimet përkatëse rreth këtij procesi ku përfshihen: afatet me rëndësi, informatat dhe rregullat e përgjithshme, organizimi kohor për ditën e testimit, rregullat me rastin e futjes në qendrën e testimit, rregullat gjatë marrjes së udhëzimeve për testin, rregullat gjatë testimit, informata dhe udhëzime rreth testit, udhëzime për plotësimin e fletë-përgjigjes, etj.

 

Duke marrë parasysh se mbajtja e Provimit të Maturës Shtetërore2020 realizohet në rrethana specifike të krijuara si rezultat e pandemisë, në këtë dokument janë përfshirë edhe udhëzimet rreth masave parandaluese që lidhen me mbrojtje nga COVID-19, udhëzime këto të përpiluara në bashkëpunim me Institutin Kombëtar për Shëndetin Publik (IKShPK).”

Our team delivers reliable solutions tailored to your specific needs. We prioritize quality and customer satisfaction in every project.

Address :

Info :

Best KINDERGARTEN Theme

All Demos Included

With Kindergarten WordPress Theme you will have everything you need to create a memorable and enchanting online presence. Start create your dream education site today.