Pas rihapjes së çerdheve dhe kopshteve të fëmijëve, me një postim në llogarinë e tij në Facebook, kryeministri në largim Albin Kurti, bëri të ditur se duke filluar nga data 8 deri më 19 qershor do të bëhet kthimi nëpër shkolla i klasave të nënta. Kurse siç është paralajmëruar edhe më herët, më datë 23 qershor do të mbahet testi i arritshmërisë.
Rihapja e kopshteve dhe çerdheve si dhe shkollave për klasat e nënta është pjesë e heqjes graduale të masave për parandalimin e përhapjes së pandemisë së COVID-19.



