MIRË SE VJEN VJESHTË!

 

Sot Toka e ka arritur ekuinoksin e vjeshtës dhe rrjedhimisht kjo ditë është dita e parë e vjeshtës astronomike në Hemisferën e Veriut. Themi astronomike pasi që vjeshta meteorologjike ka filluar që nga 1 shtatori.

 

Ekuinoksi vjeshtor do të thotë që dita dhe nata janë pothuajse barabartë të gjata, mirëpo për dallim nga ekuinoksi pranveror, tani ditët do të vazhdojnë të shkurtohen deri sa të arrijmë në ditën më të shkurtër të vitit gjatë solsticit dimëror në muajin dhjetor.

 

Çka ndodh gjatë ekuinoksit vjeshtor?

Stinët shkaktohen nga rrotullimi i Tokës rreth Diellit si dhe luhatja e Tokës përgjatë boshtit të saj prej rreth 23,5 shkallë. Duke qenë se Toka sillet në formë të elipsës, ajo është në pikën më të afërt me Diellin në Janar dhe në pikën më të largët në korrik. Afër solsticit veror, i cili ndodh rreth 21 qershorit, kur Hemisfera e Veriut është në pozitë më të drejtpërdrejt me energjinë e diellit, gjë që shkakton ditë më të gjata dhe net më të shkurtra.

 

Mos harroni

Stinët janë të kundërta në mes të Hemisferës Veriore dhe asaj Jugore. Teksa ekuinoksi vjeshtor afron Hemisfera Jugore përgatitet për pranverën, zgjatjen e ditës dhe ardhjen e verës, përderisa Hemisfera Veriore shkon drejt dimrit.

Our team delivers reliable solutions tailored to your specific needs. We prioritize quality and customer satisfaction in every project.

Address :

Info :

Best KINDERGARTEN Theme

All Demos Included

With Kindergarten WordPress Theme you will have everything you need to create a memorable and enchanting online presence. Start create your dream education site today.