MAJMUNËT KAPUÇIN ME XHUFKË NË MATO GROSSO DO SUL NË BRAZIL

 

Historia se si ‘Majmunët Kapuçin’ e kanë marrë emrin e tyre është tejet interesante. Në shekullin e XV, pasi arritën në Amerikën Jugore, eksploruesit portugez i hasën këta majmun. Ngjyra e këtyre krijesave dhe xhufkat e tyre me ngjyrë të errët, iu ngjasuan atyre me veshjen që e bartnin murgjit e Urdhrit të Vogël të Vëllezërve Kapuçin. Rrjedhimisht, ata filluan që t’i quanin këto krijesa majmunët kapuçin.

 

Duke e shikuar majmunin kapuçin në foton e shfaqur më sipër – e cila është bërë në rajonin Mato Grosso do Sul në Brazil – është plotësisht i kuptueshëm krahasimi dhe prejardhja e emrit të tyre.

 

Përndryshe kjo specie konsiderohet si specia me konstruktin më të fuqishëm të kapuçinëve. Ndërsa qimet e gjata dhe të ashpra në kokën e tyre shpesh herë quhen edhe paruke.

 

Në përgjithësi, të gjithë majmunët kapuçin konsiderohen si më të mençurit nga të gjitha llojet e majmunëve në Botën e Re (në Amerikë), kapuçinët me xhufkë janë posaçërisht të talentuar për përdorimin e veglave. Shumë ekspertë besojnë se zotërimin e tyre të veglave në botën e kafshëve e tejkalojnë vetëm shimpanzetë.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE