‘BEAULIEU: GJIRI I FORUMIS’ (1892), NGA EUGÈNE BOUDIN

 

Eugène Boudin konsiderohet si një artist i madh i peizazheve, por nuk duhet harruar se veprat e tij më të njohura janë peizazhet e detit. Madje shumë prej kanavacave të tij janë të mbushura me ujë dhe qiell po aq sa edhe me tokë.

 

Mjeshtëria e tij në pasqyrimin e qiellit është theksuar nga piktori francez bashkëkohësi i tij Camille Corot, i cili e quajti Boudin ‘mbretin e qiejve’. Mbase praktika e Boudin që të pikturonte jashtë e ndihmoi atë që të krijonte qiej aq të mrekullueshëm – ai ishte një ndër piktorët e parë francez që veproi ashtu.

 

Kah fundi i shekullit të 19-të, kur filloi shitja e ngjyrave të vajit në fyshta, dhe kuti për këmbalecët (kavaleta ose kornizat për pikturim) e bëri të mundur praktikën e të pikturuarit jashtë. Rrjedhimisht Boudin kalonte shumë kohë siç thonë në frëngjisht – en plain air – ose duke pikturuar jashtë.

 

Piktura ‘Beaulieu: Gjiri i Forumis’ është pjesë e koleksionit të Muzeut Metropolitan të Artit në Qytetin e Nju Jorkut.

Our team delivers reliable solutions tailored to your specific needs. We prioritize quality and customer satisfaction in every project.

Address :

Info :

Best KINDERGARTEN Theme

All Demos Included

With Kindergarten WordPress Theme you will have everything you need to create a memorable and enchanting online presence. Start create your dream education site today.