I njohur si kanioni i tretë më i madh në botë, Kanioni i Lumit Blyde (ose Kanioni Motlatse) është një spektakël mahnitës, i cili është pjesë e vargmalit po aq mahnitës Drakensberg.
Në disa pjesë ky kanion arrin thellësi mbi 1400 metra, kurse shkëmbinjtë e rrëpirët ngrihen lart deri në re. Në këto lartësi, pyjet e shiut gëlojnë mbi gurët gëlqeror. Ky kanion është i njohur edhe për ujëvarat e tij të mrekullueshme ku përfshihet edhe ujëvara Tufa më e madhe në botë.
Edhe jeta e egër në këtë pjesë të provincës Mpumalanga është tejet e pasur, posaçërisht brenda rezervatit natyror, i cili e mbron ekosistemin e kanionit. Grupet e majmunëve babun udhëtojnë nëpër platotë e larta, teksa shqiponjat afrikane peshkngrënëse fluturojnë në qiell, kurse zebrat kullotin në zonat e ulëta pyjore.

Ujëvarat Tufa
Ujëvarat Tufa janë unike. Përderisa shumica e ujëvarave e shkaktojnë erozionin (gërryerjen) e gurëve, Ujëvarat Tufa krijojnë shtresa të gurëve për shkak të depozitimeve të sedimeteve të gurëve gëlqeror përgjatë miliona viteve.



