MJELLMAT GAGARITËSE NË LIQENIN KUSSHARO, HOKAIDO, JAPONI

 

Muajt e ftoftë të dimrit në ishullin e Hokaidos i sjellin edhe mjellmat gagaritëse migruese në liqenet e ngrira të Parkut Kombëtar Akan Mashu, ku bën pjesë edhe Liqeni Kussharo.

 

Me një mesatare prej 9 deri në 11,5 kilogramë, mjellmat gagaritëse radhiten në mesin e zogjve më të rëndë që fluturojnë, por këmbët e tyre relativisht të dobëta nuk i mbajnë dot për një kohë shumë të gjatë kur ato qëndrojnë në tokë. Për këtë arsye mjellmat gagaritëse e kalojnë shumicën e jetës së tyre në ujë ose në fluturim falë krahëve të tyre të fuqishëm.

 

Mjellmat gagaritëse shumohen nëpër tërë rajonin verior dhe arktik të Eurazisë, dhe ato dimërojnë në Japoni dhe në mbarë Evropën. Për këtë arsye shumë vende mund t’i quajnë ato si zogj kombëtar. Mirëpo, në Finlandë, mjellma gagaritëse është edhe zyrtarisht zog kombëtar, dhe një pjesë aq e rëndësishme e kulturës së vendit sa që ajo është paraqitur në monedhat e një euro.

Our team delivers reliable solutions tailored to your specific needs. We prioritize quality and customer satisfaction in every project.

Address :

Info :

Best KINDERGARTEN Theme

All Demos Included

With Kindergarten WordPress Theme you will have everything you need to create a memorable and enchanting online presence. Start create your dream education site today.