KËSHTJELLA KILCHURN NË LOCH AWE (LIQENIN AU), SKOCI

 

Klani Campbell e ndërtoi këtë kështjellë në brigjet e Loch Awe (Liqeni Au) në malësinë e Skocisë Perëndimore gjatë shekullit të 15-të. Kështjella Kilchurn (Kilçurn) u mbijetoi ndryshimeve të shumta strukturore dhe betejave, duke i përfshirë edhe trazirat e Kryengritjeve të Jakobinëve. Mirëpo, kjo kështjellë nuk i mbijetoi goditjes së një rrufeje në vitin 1760, për shkak të së cilës në vitin 1770 kulmi i saj u shkatërrua tërësisht dhe kështjella mbeti në rrënoja.

 

Ndërtuesit e saj e braktisën atë përpara se ta shkatërronte rrufeja

Klani Kampbell nuk vuante për vend ku mund të strehohej – në fakt, ata e braktisën Kështjellën Kilchurn në vitin 1740 dhe u rivendosën në Kështjellën Taymouth (Tajmouth). Pas braktisjes së saj, Kështjella Kilchurn gradualisht u transformua në një relikte romantike, e cila i tërhiqte artistët e të gjitha llojeve, në mesin e të cilëve dallon piktori i madh i peizazheve angleze Joseph Mallord William Turner. Sot vizitorët mund të ecin deri tek kjo kështjellë dhe të eksplorojnë mbetjet e saj ku përfshihet edhe njëra prej kullave të kësaj kështjelle në të cilën dallohen dëmet e mëdha të shkaktuara nga rrufeja.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE