Besohet se këtij harku të jashtëzakonshëm në bregdetin e Dorset në Angli i është dhënë emri i tij rreth njëmijë vjet më parë. Fjala ‘durdle’ sipas të gjitha gjasave rrjedh nga fjala ‘thirl’ e Anglishtes së Vjetër që do të thotë ‘për të shpuar’. Rrjedhimisht është e qartë që emri Durdle Door (Dera e Durdle) vërtetë i shkon kësaj të çare të stërmadhe në këta gurë gëlqeror.
Shpimi në këtë pikë është kryer nga forcat gërryese të valëve të detit dhe motit, dhe ky hark është një prej formacioneve mbresëlënëse të shkëmbinjve në këtë pjesë të bregdetit anglez që njihet me emrin Bregdeti i Xhurasikut (Jurassic Coast).
Ndër shekuj, njerëzit i kanë dalluar format e krijesave të ndryshme në Durdle Door. Disa e shohin një dragua që është duke pirë ujë nga Kanali Anglez, përderisa ka të tjerë që aty e shohin një dinozaur. Mbase kjo e dyta është më e qëlluar, pasi që kjo zonë është e njohur për depozitat e fosilizuara të jetës detare, të cilat datojnë që nga periudha e xhurasikut.



