Nuk ka asgjë ogurzezë në lidhje me radhët e pafundme të formave të mbuluara me borë që gjenden në shpatet e Malit Zao. Në fakt, këta ‘përbindësha’ u sjellin kënaqësi të madhe vizitorëve dimëror. Sepse, poshtë këtyre mbulesave të bardha pushatake gjenden ato që në Japoni njihen si ‘juhyos’.
Juhyos, janë drunj të lartë halor të cilët kanë grumbulluar shtresa të akullit dhe borës falë motit ekstrem që mbizotëron në Malin Zao. Erërat e ftohta nga Siberia e godasin këtë zonë alpine të ishullit verior Honshu, dhe kur ato kombinohen me reshjet e dendura të borës, krijohen juhyos. Falë sasisë së madhe të borës dhe sigurisht edhe këtij spektakli të drunjve surrealist, kjo zonë mbushet përplot me adhurues të aktiviteteve dimërore.

Një tjetër pasuri e kësaj zone është se ajo e ka një mori të burimeve të nxehta. Kështu që, pas një dite të kaluar duke rrëshqitur me saja apo ski, apo thjesht duke ecur në mesin e ‘përbindëshave’ të Malit Zao, vizitorët mund të pushojnë në këto burime të ngrohta që në Japoni quhen ‘onsen’.



