Zona e Regensburgut në Gjermani, për herë të parë filloi të popullohej qysh gjatë periudhës së gurit, mirëpo zhvillimi i vërtetë i saj ndodhi pas ndërtimit të një fortifikate romake në vitin 179. Fortifikata në fjalë u ndërtua në atë që sot është bërthama qendrore e këtij qyteti.
Më pas, për shekuj me radhë, kjo zonë e cila është edhe pika më veriore e Lumit të Danubit ishte një qendër tregtare dhe kulturore e Evropës. Familjet e pasura dhe politikanë të fuqishëm u përqendruan këtu dhe Regensburgu shërbeu si kryeqyteti i parë i Bavarisë për rreth 700 vjet.
Regensburgu nuk mbeti epiqendra e autoriteteve të Bavarisë, dhe për rrjedhojë ky ndryshim i fatit të tij bëri që pjesa më e madhe e bërthamës mesjetare të këtij qyteti të mbetej relativisht e pandryshuar në kohë. Sot, Qyteti i Vjetër i Regensburgut është një Lokacion i Trashëgimisë Botërore të UNESCO, dhe konsiderohet si një prej qytezave të vjetra mesjetare më mirë të ruajtura në veri të maleve Alpe.