PARKU NATYRAL NDËRKOMBËTAR DOURO NË PORTUGALI

 

Lumi Douro e shënon kufirin në mes të Spanjës dhe Portugalisë, dhe një pjesë e gjerë e këtij peizazhi në anën e Portugalisë është e mbrojtur në kuadër të Parkut Natyral Ndërkombëtar Douro. Kurse në anën e Spanjës, kjo zonë është e mbrojtur nga parku natyral “Arribes del Duero”.

 

Së bashku këto dy parqe i mbrojnë rreth 2460 kilometra katror të tokës ku bëjnë pjesë gryka aq të thella sa që kjo zonë shpesh quhet edhe ‘Kanioni i Madh i Evropës’, si referencë e Kanionit të Madh (Grand Canyon) në SHBA.

Është interesant se në anën portugeze të këtij parku ka edhe sipërfaqe të mbjella me kultura të ndryshme bujqësore. Ullinjtë, fiqtë, bajamet dhe hardhitë e rrushit janë disa prej kulturave të kultivuara në këtë park.

 

Sigurisht, asnjë rezervat natyror nuk është i plotë pa botën e kafshëve të egra. Edhe në këtë aspekt, ky park është i jashtëzakonshëm pasi që kjo zonë është shtëpia e disa banorëve spektakolar. Në mesin e tyre veçohen shkabat egjiptiane dhe shqiponjat e arta të cilat fluturojnë lart sipër kodrave të rrëpirëta, kanioneve të mprehta dhe lumit ngjyrë kaltër Douro.

Our team delivers reliable solutions tailored to your specific needs. We prioritize quality and customer satisfaction in every project.

Address :

Info :

Best KINDERGARTEN Theme

All Demos Included

With Kindergarten WordPress Theme you will have everything you need to create a memorable and enchanting online presence. Start create your dream education site today.