QERSHITË DHE FUSHAT E ÇAJIT NË LONGIAN (LONGYAN), KINË

 

Çdo pranverë, pemët e qershive në Longian (Longyan) shpërthejnë me ngjyrat e tyre, dhe një prej vendeve më të mira për të shijuar këtë mrekulli të beharit është në Parkun e Qytezës Jongfu (Yongfu).

 

Përmes kodrave të veshura me fushat e çajit të gjelbër dhe nën beharin e këtyre pemëve të qershive gjarpërojnë shtigje të përsosura për soditjen e peizazhit. Gjatë festivalit Qingming, çdo vit në muajin prill, këto shtigje mbushen me familje. Qingming në gjuhën kineze do të thotë “Shndritje e pastër”, ndonëse ky festival njihet edhe si Dita për Fshirjen e Varreve. Siç edhe nënkuptohet nga ky emër, kjo ditë shërben për të nderuar paraardhësit e vdekur, shpesh duke i pastruar dhe zbukuruar varret e tyre.

 

Solemniteti i kësaj dite balancohet nga arritja e pranverës. Kështu që festimi i Festivalit Qingming e përfshin edhe kalimin e kohës jashtë në natyrë së bashku me familjarët. Nuk është aspak për t’u habitur që Parku Longian është vendi i preferuar për ta bërë këtë.

Our team delivers reliable solutions tailored to your specific needs. We prioritize quality and customer satisfaction in every project.

Address :

Info :

Best KINDERGARTEN Theme

All Demos Included

With Kindergarten WordPress Theme you will have everything you need to create a memorable and enchanting online presence. Start create your dream education site today.