ISHUJT KANARI DHE EMRI I TYRE

 

Emri i Ishujve Kanari (Canary Islands) e ka një histori interesante. Në kohërat antike ata njiheshin me emrin “Ishujt Fatlum” (Fortunate Isles). Mirëpo, romakët e lashtë i quajtën ata  “Canariae Insulae”, që në gjuhën latine do të thotë “Ishujt e Qenve”. Besohet se ky emër lindi për shkak të pranisë së qenve të mëdhenj, të cilët njihen me emrin “canes”, e që rriten në këta ishuj.

 

Me kalimin e kohës emri “Canariae Insulae” evoluoi në emrin e sotëm “Canary Islands” i cili njihet ndërkombëtarisht. Ky emër shërben si një përkujtues unik i lidhjes historike të këtyre ishujve me këta qenë të dalluar.

 

Hallka lidhëse e katër kontinenteve.

Ishujt Kanari përbëhen nga shtatë ishuj të mëdhenj: Tenerife, Fuerteventura, Gran Canaria, Lanzarote, La Palma, La Gomera, dhe El Hierro. Mirëpo, ky arkipelag i përfshin edhe një sërë ishujsh më të vegjël në mesin e të cilëve veçohen: La Graciosa, Alegranza, Isla de Lobos, Montaña Clara, Roque del Oeste, dhe Roque del Este.

 

Ishujt Kanari janë rajoni më jugor i Spanjës si dhe janë arkipelagu me popullsinë më të dendur në Makronezi. Për shkak të lokacionit të tyre, këta ishuj historikisht janë konsideruar si një hallkë lidhëse në mes të katër kontinenteve – Afrikës, Amerikës Jugore, Amerikës Veriore dhe Evropës.

 

Destinacion turistik me famë botërore

Sot Ishujt Kanari, posaçërisht Tenerife, Gran Canaria, Fuerteventura, dhe Lanzarote, janë destinacione turistike me rreth 12 milionë vizitorë çdo vit. Turistët nga e tërë bota, shkojnë atje për shkak të plazheve mahnitëse, klimës subtropikale, dhe atraksioneve të rëndësishme natyrore si Maspalomas në Gran Canaria dhe Mali Teide (një Lokacion i Trashëgimisë Botërore) në Tenerife.

 

Qentë kanari

Qentë kanari, të cilët njihen edhe si “Perro de Presa Canario”, janë një racë e qenve të mëdhenj dhe të fuqishëm të cilët e kanë origjinën nga Ishujt Kanari. Ata e kanë një histori të pasur dhe për shkak të tipareve të tyre fizike janë mbarështuar kryesisht për t’u përdorur si qenë pune. Me fjalë të tjera, tradicionalisht ata janë shfrytëzuar si qenë të fermave për të ruajtur bagëtinë dhe pronën.

Our team delivers reliable solutions tailored to your specific needs. We prioritize quality and customer satisfaction in every project.

Address :

Info :

Best KINDERGARTEN Theme

All Demos Included

With Kindergarten WordPress Theme you will have everything you need to create a memorable and enchanting online presence. Start create your dream education site today.