LUGINA E MULLINJVE NË SORRENTO, ITALI

 

Diku gjatë shekullit të 13-të, banorët e Sorrentos në Itali e zbuluan një mënyrë tepër të veçantë për të shfrytëzuar një grykë të thellë që e përshkon këtë zonë. Në fund të kësaj gryke, ata ndërtuan mullinj, mekanizmat bluarës të të cilëve i vinte në punë rrjedha e pandërprerë e ujit.

 

Më vonë aty u ndërtuan edhe sharra për përpunimin e drurit, të cilat po ashtu, viheshin në punë nga fuqia e ujit. Kështu ky kanion i ngushtë vazhdoi të gumëzhinte për shekuj të tërë nga puna e këtyre mullinjve dhe sharrave deri në vitin 1940, kur u mbyll edhe mulliri i fundit.

 

Që atëherë, me sa duket ndërtesat e braktisura të këtyre mullinjve e kanë krijuar një ekosistem të tyre më vete dhe fierakët, lisat dhe drunjtë e frashrit gradualisht i mbuluan ndërtesat e gurit. Kështu, Lugina e Mullinjve u kthye në një pikë tërheqëse për artistët dhe fotografët.

 

Në vitin 2019 filloi një projekt jo shumë i mirëpritur për të pastruar vegjetacionin dhe restauruar mullirin që shihet në foto. Arkeologët, ambientalistët dhe ata që thjesht e adhurojnë bukurinë misterioze të rrënojave të paprekura janë duke u angazhuar fort që ta ndalin këtë “pastrim”.

Our team delivers reliable solutions tailored to your specific needs. We prioritize quality and customer satisfaction in every project.

Address :

Info :

Best KINDERGARTEN Theme

All Demos Included

With Kindergarten WordPress Theme you will have everything you need to create a memorable and enchanting online presence. Start create your dream education site today.