FOKUSOHU NË ZAKONET E VOGLA POZITIVE

 

Erdhi janari, edhe sipas kalendarit. Viti i Ri është këtu, por edhe versioni i ri i yti. Ndoshta tingëllon si frazë, por kjo në fakt është një ftesë me u ndalë, me marrë frymë dhe me pyet veten: Çka dua të ndryshoj? Janari është si një fletore e zbrazët, një faqe e pastër ku mund ta shkruash çka të duash. Dhe nuk ka nevojë të shkruash perfekt. Mjafton të fillosh me radhë, faqe pas faqeje, me shkronja të vogla, si kur e mëson një mësim, pjesë-pjesë. Në vend që me planifiku ndryshime të mëdha, provo me u fokusu te zakonet e vogla pozitive. Ndryshimet shpesh nisin prej vendimeve të vogla të përditshme që e bëjnë dallimin.

 

Mëngjesi pa nxitim

Çohu vetëm 10 minuta më herët se zakonisht. Zgjati muskujt, pije një gotë ujë, hape dritaren dhe lëshoje një këngë që të zgjon. Mund të duket si diçka e vogël, por mënyra se si e nis ditën ndikon edhe disponimin tënd, edhe në atë se sa do të mundesh me u fokusu më vonë në mësim, obligime apo te njerëzit tjerë. Versioni i ri i yti nuk fillon në mënyrë magjike më 1 janar në mesnatë, por çdo mëngjes kur ti vendosë që të mos nxitosh.

 

Mëso mençur, e jo më gjatë

Ndoshta tash është koha me harru uljen maratonike mbi libra. Në vend të kësaj, provo teknikën Pomodoro, 25 minuta mësim, 5 minuta pushim. Këtë teknikë e ka krijuar qysh në vitin 1980 studenti italian Françesko Çirilo, i cili e kishte të vështirë ta detyrojë veten të ulej e të mësonte gjatë. Për t’u motivuar, vendosi që prej vetes të kërkonte vetëm 10 minuta përqendrim të plotë. Ideja i pëlqeu, andaj bleu një kronometër të vogël kuzhine në formë domateje. Kjo metodë e thjeshtë e mori emrin sipas fjalës italiane pomodoro (që do të thotë domate). Falë periudhave të shkurtra të fokusit dhe pushimeve të rregullta, mësimi bëhet më i lehtë, ndërsa përqendrimi më i fortë. Gjatë pushimit, çohu, zgjati muskujt, ec pak nëpër dhomë.

 

Më pak scroll, më pak njoftime

Telefoni mund të presë. Çdo njoftim duket i padëmshëm, vetëm një “ping” i shkurtër, por në fakt ta ndërpret fokusin. Prandaj, kur je kah mëson ose bën diçka të rëndësishme, fiki njoftimet. Një orë e qetë, pa shkëlqimin e ekranit dhe pa zhurmën e mesazheve, mund të bëjnë ndryshim të madh jo vetëm në atë që arrin, por edhe në mënyrën se si ndihesh. Nëse të pëlqen muzika, zgjedhe muzikën instrumentale pa tekst. Le të bëhet ritmi energjia jote në prapavijë, e jo pengesë. Sa herë që e zgjedh qetësinë në vend të scroll-it, e stërvit trurin të mendojë më thellë dhe të marrë frymë më qetë. Dhe të gjithë e dimë që “veç edhe pesë minuta në telefon” nuk janë kurrë vetëm pesë minuta.

 

Tri fitore të vogla në ditë

Para gjumit, shëno tri gjëra që i ke bërë gjatë ditës dhe me të cilat je krenar. Mund të jetë një notë e mirë, një detyrë e kryer, një bisedë e sinqertë ose thjesht fakti që i ke rezistuar një dite të vështirë. Fitoret e vogla e ndërtojnë vetëbesimin hap pas hapi. Dhe është pikërisht mirënjohja ajo që e ndryshon mënyrën se si e sheh botën. Kur të mësosh me i vërejt gjërat e vogla që janë të mira, do të fillosh t’i vëresh ato kudo.

 

Versioni i ri i yti nuk ka pse dhe nuk duhet të jetë perfekt, mjafton të jetë real. Ashtu siç dëshiron ti, hap pas hapi, ditë pas dite, sepse 2026 është faqja jote, prandaj shkruaje me sinqeritet.

Our team delivers reliable solutions tailored to your specific needs. We prioritize quality and customer satisfaction in every project.

Address :

Info :

Best KINDERGARTEN Theme

All Demos Included

With Kindergarten WordPress Theme you will have everything you need to create a memorable and enchanting online presence. Start create your dream education site today.