AKTIVITETI I FUND VITIT I ORGANIZUAR NGA RADIO KFOR DHE 4YOU MAGAZINE

Gjatë këtij viti, “Radio K4” dhe “4You Magazine” kanë promovuar iniciativa që e kanë përfshirë brezin e ri nga të gjitha komunitetet në Kosovë në fusha të ndryshme: muzikë, sport, art, kulturë dhe teknologji. Faleminderit për këtë, ju lumtë!

 

Aktiviteti i fund vitit, i organizuar nga stafi i “Radio K4” dhe “4You Magazine” i priti të gjithë aktorët kryesorë që i kanë mbështetur dhe kanë bashkëpunuar me ta, me synimin për të dhënë informacion të saktë, neutral dhe transparent.

 

Ky aktivitet rezultoi si një mundësi e shkëlqyer për të përforcuar këtë bashkëpunim dhe për të lehtësuar promovimin e vlerave thelbësore të misionit të KFOR-it për siguri, paqe, tolerancë, mirëkuptim dhe bashkëjetesë për të mirën e të gjitha komuniteteve në Kosovë.

 

Gjeneralmajor RISTUCCIA, komandanti i KFOR-it, e hapi programin me një përshëndetje për të gjithë të pranishmit. Në fjalimin e tij, ai theksoi se KFOR-i e ka shpalosur një histori suksesi dhe një realitet solid, të arritur me përkushtimin e bashkësisë ndërkombëtare, burrave dhe grave që besojnë fuqishëm në rëndësinë jetike të ndërtimit, tullë për tullë, të një kështjelle të fortë të paqes, sigurisë, dialogut dhe bashkëjetesës së frytshme.

 

Llojllojshmëria kulturore duhet të merret si një mundësi për të pasuruar veten. Ngjarjet e fundit kanë treguar se përparimi, stabiliteti dhe hapat përpara në ndërtimin e një të ardhmeje të lulëzuar mund të rrezikohen nga një vendim apo veprim i vetëm i papeshuar mirë. Rezultatet e arritura deri më sot mund të zhbëhen lehtësisht dhe të gjitha sakrificat e bëra mund të bëhen të padobishme. Një e ardhme më e mirë nuk është një ëndërr, ajo është rezultat i përpjekjeve, mençurisë, gjykimit dhe përkushtimit të madh të përbashkët.

Zemra e Kosovës që rreh fort mbesin njerëzit, të cilët KFOR-i i mban gjithmonë afër përmes punës së jashtëzakonshme të ‘’Radio K4’’ dhe ‘’4You Magazine’’.

 

Kur ekziston një ndjenjë e qëllimit të përbashkët, ne lëvizim si një me një vizion të vetëm. Nuk ka rëndësi se sa i vështirë do të jetë formësimi i së tashmes, apo me sa sfida duhet të përballemi. Gjëja e vetme me rëndësi është e ardhmja e lulëzuar që të gjithë ne e meritojmë. Le të vazhdojmë të punojmë së bashku për të ecur përpara.

 

Duke iu drejtuar nxënësve të pranishëm, nga shkollat shqiptare dhe serbe, komandanti i KFOR-it i inkurajoi ata që të vazhdojnë të mësojnë në mënyrë që ta përmirësojnë aftësinë e tyre për t’i gjykuar situatat me të cilat do të ballafaqohen, rrjedhimisht për të marrë vendime vetë pa asnjë lloj ndikimi që, në një farë mase, mund të jetë i dëmshëm për të ardhmen e tyre.

 

Gjenerali e përmbylli përshëndetjen e tij duke iu uruar të gjithë të pranishmëve dhe të dashurve të tyre, në emrin e tij dhe në emër të të gjithë pjesëtarëve të KFOR-it, festa shumë pozitive të fund vitit, dhe një Vit të Ri të frytshëm plot me ato që të gjithë i dëshirojnë më së shumti, si dhe e shprehu dëshirën e tij personale për Kosovën që të ecë përpara me hapa paqësor në themelimin e së ardhmes së brezit të ri me perspektiva të qëndrueshme.

Festat e fund vitit janë në pragun e derës dhe tani më shumë se kurrë është vërtet e rëndësishme që të pushojmë dhe të meditojmë për të ardhmen tonë. Viti 2022 ka qenë një vit shumë i vështirë për të gjithë, i definuar nga një mori sfidash të vështira për t’u kapërcyer. Nxisni të gjithë që të krenohen me atë që është arritur deri më tani, duke e konsideruar atë si një tullë mbi të cilën mund të vendosni një tjetër.

 

Shkrim nga Zyra e KFOR-it për Marrëdhënie me Publikun

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE