APLIKACIONI PËR ZGJIDHJE MATEMATIKORE: PHOTOMATH!

A keni vështirësi me detyrat e matematikës? Çfarë pyetje! Me ato nuk kanë probleme vetëm nxënësit por, edhe prindërit. Nganjëherë nuk ndihmojnë as orët shtesë, e as zgjidhjet. Kurse shpjegimet? Përqendrimi gjatë shpjegimeve shpesh bie, e posaçërisht kur bie telefoni. Kështu që mos e ktheni telefonin ne xhep por, shfrytëzojeni për ta provuar aplikacionin “Photomath”. Atë e ka krijuar një baba i tre fëmijëve për t’iu ndihmuar atyre me detyrat e shtëpisë në lëndën e matematikës.

 

Tregimi për Photomath fillon në shtëpi. Ideatori i aplikacionit Damir Sabol, një mbrëmje ishte duke e ndihmuar fëmijën e tij adoleshent me detyrat e matematikës.

 

Ndonëse si inxhinier, ai kishte njohuri të jashtëzakonshme në matematikë, prapë ai haste në vështirësi për të gjetur mënyrën më të mirë për t’ia shpjeguar të birit konceptet matematikore dhe zgjidhjet në mënyrë që ai t’i kuptonte si duhet. Për më tepër, disa prej koncepteve ishin të vjetër me dekada. Kështu, nga frustracioni personal i Damirit, lindi Photomath.

 

Ky aplikacion tashmë i ka mbi 100 milionë shkarkime, pasi që ai i zgjedh dhe i shpjegon 1,234,054,453 (mbi 1,2 miliardë) probleme matematikore në muaj. Ai është ideuar ashtu që të mbështesë nxënësit në pajtim me nivelin e njohurive dhe të kuptuarit të tyre.

 

Si funksionon ky aplikacion?

 

Photomath, i lexon menjëherë problemet matematikore përmes kamerës së telefonit tuaj mobil. Paraprakisht kontrollojeni punën tuaj në lidhje me problemet e mundshme për shkak të cilësisë së shtypit apo shkrimit të dorës.

 

Do të merrni edhe shpjegime të detajuara.

 

Përmes hapave dhe udhëzimeve të qarta. Do të mësoni se si t’iu qaseni problemeve matematikore. Për disa prej tyre mund edhe të zgjedhni më shumë se një metodë të shpjegimeve.

 

Photomath i shfaq hapat e animuar të përllogaritjeve, ashtu siç veprojnë edhe mësuesit dhe arsimtarët në tabelë.

 

Po ashtu, ofrohet edhe një “kalkulator i mençur”

 

Shkruani apo ndryshoni problemet matematikore përmes tastierës matematikore intuitive. Eksperimentoni me ndryshimet në mënyrë që të kuptoni më mirë problemet matematikore.

 

Në dispozicion janë edhe grafikët.

 

Shfrytëzoni grafikët për vizualizimin e problemeve matematikore. Ju, jo vetëm që mund të hulumtoni detajet e grafikëve si rrënjën dhe fushën por, mund t’i shfrytëzoni grafikët edhe për interpretimin e zgjidhjeve të ekuacioneve dhe sistemit të ekuacioneve.

 

Se sa funksional është ky aplikacion, nuk tregon vetëm numri i shkarkimeve por, edhe fakti se ai është një prej aplikacioneve më të popullarizuara të të gjitha kohërave.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE