ASSET – AFTER SCHOOL SUPPORT FOR TEENS

Nëse jeni në shkollë të mesme dhe keni kohë të lirë më shumë se sa dëshironi atëherë, një ndër mënyrat më të mira për ta mbushur kohën tuaj të lirë është duke e vizituar ueb faqen http://asset-ks.org/ASSET-%20Shqip/index.html. Përmes kësaj faqeje ju do të mund të mësoni për programin e USAID: “After School Support for Teens” (ASSET) – “Përkrahje adoleshentëve pas mësimit të rregullt”. Ky është një është program 5-vjeçar që menaxhohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në partneritet me FHI 360 dhe Crimson Capital Corp.

 

Motoja e këtij Programi është “Përgatitja e të rinjve të Kosovës për jetë dhe punë në shekullin 21”. Aktivitetet që do të realizohen nga ky Program janë:

 

  1. Zhvillimi i kompetencave për jetë dhe punë Programi mbështet zbatimin e Kornizës Kurrikulare të Kosovës dhe Kurrikulës Bërthamë për klasat 10-12, në veçanti duke ofruar përkrahje në fushën “Jeta dhe puna” e cila përfshin këshillim dhe orientim për karrierë, teknologji (përfshirë TIK-un) dhe edukimin për punë e ndërmarrësi. Për të përkrahur shkollat në zbatimin e projekteve praktike, Programi do t’i ndihmojë ato të themelojnë “Qendrat për karrierë dhe ndërmarrësi” me hapësirat e quajtura “Makerspaces” (hapësira krijuese), që mund të shfrytëzohen gjatë dhe pas orarit mësimor. “Makerspace” është një ambient bashkëpunues ku nxënësit mund të marrin pjesë në projekte kreative praktike me qëllim të zhvillimit të qëndrimeve ndërmarrëse dhe kompetencave për punësim. Ata përdorin teknologji dhe materiale të ndryshme për realizimin e projekteve praktike kreative, të ndërlidhura me shkencë, teknologji, inxhinieri, matematikë, art dhe muzikë. Ata bëjnë zgjidhje, dizajnojnë dhe krijojnë produkte, eksplorojnë interesat e tyre kreative, dhe zhvillojnë kompetencat kyçe dhe vetëbesimin.

 

  1. Përkrahja e edukimit për karrierë dhe ndërmarrësi në shkolla Programi synon të përkrahë Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe shkollat në zbatimin e kurrikulës për edukim në karrierë dhe ndërmarrësi për klasat 10-12. Kjo përfshin zhvillimin e instrumenteve vlerësuese për rezultatet e pritura mësimore, kurs të akredituar për mësimdhënës, burime dhe materiale mësimore, trajnimin e mësimdhënësve, si dhe bashkëpunimin me partnerë për promovimin e “Qendrës virtuale të karrierës”, portal online për karrierë, në dispozicion për të rinjtë dhe prindërit e tyre gjatë mësimit dhe në shtëpi.

 

  1. Lidhja e shkollave me punëdhënës dhe komunitet Në bashkëpunim me partnerët, Programi synon që të angazhojë bizneset dhe ndërmarrësit e interesuar që të përkrahin nxënësit në zhvillimin e shkathtësive për punë përmes projekteve dhe përvojës praktike. Aktiviteti i Programit “Adopto një aset” ka për qëllim që t’iu mundësojë bizneseve brenda dhe jashtë Kosovës të përkrahin nxënës të ndryshëm duke u ofruar mundësi për praktikë, këshilla për karrierë dhe mentorim.
PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE