Kjo është qyteza bregdetare Azenhas do Mar, e cila, siç edhe mund ta shihni në foton më sipër, karakterizohet nga shtëpitë me mure të bardha dhe kulme të mbuluara me tjegulla të kuqe si dhe rrugët e shtruara me kalldrëm përplot me shkallare të cilat përdridhen nëpër tërë qytezën.
Vija bregdetare që shihet është Oqeani Atlantik i cili edhe e mbush pishinën me ujë të detit, që në fakt është pellgu i ujit në fund të shkëmbinjve. Në përkthim të lirë, emri i këtij qyteti do të thotë Mullinjtë e Ujit të Detit. Thuhet se shumë kohë më parë, Azenhas do Mar e shfrytëzonte ujin e oqeanit për t’i vënë në punë mullinjtë e tij.
Qyteza e Azenhas do Mar gjendet në rajonin jashtëzakonisht skenik të Sintras, vetëm pak orë larg Lisbonës, kryeqytetit të Portugalisë. Përndryshe, në këtë pjesë të bregdetit Colares, pasuritë kulturore e ndajnë hapësirën me peizazhe fantastike dhe ekstreme gjeografike. Madje pika më perëndimore e Evropës Kontinentale gjendet në këtë vijë bregdetare vetëm 12 kilometra larg qytezës së Azenhas do Mar.



