CENOTA SUYTUN NË GADISHULLIN JUKATAN MEKSIKË

 

Fjala cenotë (cenote) vjen nga gjuha maja e Gadishullit Jukatan (Yucatan) në Meksikë dhe ajo i referohet një grope natyrore në shkëmbinjtë gëlqeror të krijuar nga ujërat e ëmbla. Zakonisht në fund të këtyre gropave gjenden basene të ujit të kaltër në të cilat vizitorët kënaqen duke notuar apo duke i fotografuar.

 

Cenotat janë një dukuri e shpeshtë në Gadishullin Jukatan, ku gjenden me mijëra sosh. Historikisht, ato ishin burime të rëndësishme të ujit të pijshëm për qytetet dhe fshatrat e popullit maja. Mirëpo, në disa cenota, arkeologët kanë gjetur edhe artefakte për sakrifikime, gjë që e dëshmon se ato e kanë luajtur edhe një rol të rëndësishëm shpirtëror në kulturën e majave.

 

Cenota në foton tonë njihet si Cenota Suytun, dhe ajo gjendet shumë afër qytetit Valladolid në pjesën lindore të Gadishullit Jukatan. Cenota Suytun është pothuajse tërësisht e mbyllur me hapjen e vetme në tavanin shkëmborë sipër saj. Kur depërton nëpër këtë të hapur, drita e Diellit e ndriçon molin e ndërtuar me gurë dhe i jep kësaj cenote një shkëlqim magjik.

Our team delivers reliable solutions tailored to your specific needs. We prioritize quality and customer satisfaction in every project.

Address :

Info :

Best KINDERGARTEN Theme

All Demos Included

With Kindergarten WordPress Theme you will have everything you need to create a memorable and enchanting online presence. Start create your dream education site today.