DELET BRIMËDHA TË MALEVE SHKËMBORE NË PARKUN KOMBËTAR JASPER NË KANADA

 

Ato njihen me emrin delet brimëdha dhe arsyeja për këtë emër është më se e qartë- brirët e harkuar masiv. Ndërsa, nën specia e tyre më e madhe jeton në Parkun Kombëtar Jasper në Kanada.

 

Ky park është një rezervat i stërmadh i natyrës së egër në provincën Alberta ku përfshihen një pjesë e Maleve Shkëmbore (Rocky Mountains). Deshtë (meshkujt) e kësaj nën specie peshojnë rreth 150 kilogramë, ndërsa brirët e tyre madhështorë peshojnë rreth 15 kilogramë. Me fjalë të tjera, 10 për qind të peshës së tyre trupore e përbëjnë vetëm brirët.

 

Krahas bukurisë dhe madhështisë, këta brirë janë edhe armë të forta goditëse. Çdo vjeshtë deshtë, apo meshkujt, e fillojnë luftën e tyre për dominim duke u ngritur në këmbët e pasme dhe më pas duke u goditur kokë më kokë, me shpejtësi që arrijnë deri në 65 kilometra në orë.

Përderisa një shfaqje e tillë ne njerëzve mund të na shkaktojë dhimbje koke vetëm duke e parë, kafkat e deleve brimëdha janë të dizajnuara për të përthithur dhe rrjedhimisht për t’iu bërë ballë shumicës së këtyre goditjeve. Pra, për këto kafshë, këto goditje dramatike kokë më kokë nuk janë kushedi sa të rrezikshme.

Our team delivers reliable solutions tailored to your specific needs. We prioritize quality and customer satisfaction in every project.

Address :

Info :

Best KINDERGARTEN Theme

All Demos Included

With Kindergarten WordPress Theme you will have everything you need to create a memorable and enchanting online presence. Start create your dream education site today.