DHURO DASHNI, JO DHUNË!

“Dhuro Dashni!” ose “Let’s Give Love”, kështu quhet fushata e nisur para katër ditësh nga TLP-AA (Transformational Leadership Program – Alumni Association). Fushata, filloi me publikimin e një video porosie, në të cilën vullnetarët e TLP-AA iu bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të kontribuojnë në këtë fushatë e cila ka për qëllim që të ndihmojë tetë qendrat strehimore për viktimat e dhunës familjare në Kosovë.
Në videon e postuar në llogarinë e TLP-AA në Facebook, vullnetarët e TLP-AA në mes të tjerash theksojnë se gjatë pandemisë numri i grave dhe fëmijëve që kërkojnë strehim në këto qendra strehimore është rritur. Për shkak të buxhetit të tyre të limituar, këto qendra tani kanë nevojë për mbështetjen tonë me ushqime, veshmbathje dhe lodra për fëmijë. Videon e plotë të kësaj fushate mund ta gjeni në:

TLP-AA janë një ekip prej rreth 30 ish-studentëve (alumni) të cilët i kanë përfunduar studimet master dhe programet e certifikuara profesionale në Shtetet e Bashkuara. Këto studime janë mbështetur nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (United States Agency for International Development – USAID) përmes bursave të Programit për Lidership Transformues (Transformational Leadership Program – TLP).

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE