DITA BOTËRORE E SHËNDETËSISË: MBËSHTETJE PUNËTORËVE TË SHËNDETËSISË!

Sot, nën patronatin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), në mbarë botën shënohet Dita Botërore e Shëndetësisë.

 

Në këtë ditë shënohet edhe 70 vjetori i themelimit të OBSH-së, pasi që më 7 prill 1948 hyri në fuqi vendimi i Kombeve të Bashkuara për konstituimin e kësaj organizate.

 

Që atëherë, më 7 prill organizohen aktivitete të ndryshme në lidhje me edukimin dhe vetëdijesimin e publikut si dhe promovimin e problemeve konkrete. Kështu çdo vit, OBSH-ja e zgjedh një temë specifike të cilën e trajton në Ditën Botërore të Shëndetësisë, e nganjëherë edhe gjatë tërë vitit.

 

Tema e sivjetme është: Mbështetja për Motrat Mjekësore dhe Mamitë.

 

“Shtatë prilli i vitit 2020, është dita kur ne e çmojmë punën e motrave mjekësore dhe mamive dhe ua rikujtojmë udhëheqësve të botës rolin kritik që ato e luajnë në ruajtjen e shëndetit në botë. Motrat mjekësore dhe punonjësit e tjerë shëndetësor janë në krye të reagimit kundër COVID-19, duke ofruar kujdes të cilësisë së lartë, trajtim me respekt, duke dialoguar në komunitete për tejkalimin e frikës dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve dhe në disa raste, për të mbledhur të dhëna për studime klinike. Thënë thjeshtë, pa motra mjekësore nuk do të kishte as përgjigje” është porosia e OBSH-së.

 

Po si mundemi që të ofrojmë mbështetje në, qytetarët e thjeshtë, përderisa punonjësit shëndetësor janë në vijën e parë të kujdesit ndaj pacientëve dhe të luftës kundër korona virusit?

 

Duke qëndruar në shtëpi! Duke i respektuar rekomandimet se si të kujdesemi për shëndetin tonë!

 

#rrinshpi, sepse në këtë mënyrë kujdesesh për veten dhe për të tjerët! Le të tregohemi mirënjohës ndaj atyre që e kryejnë punën e tyre dhe të cilët përkundër pandemisë janë duke u kujdesur për shoqërinë tonë!

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE