DITA E FËMIJËVE

Sot është 1 qershori, Dita Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve. Shënimi i kësaj dite ka filluar në vitin 1950 sipas vendimit të Federatës Demokratike Ndërkombëtare të Grave në Kongresin e mbajtur nga kjo organizatë në vitin 1950 në Moskë. Që atëherë, shumë vende e shënojnë këtë ditë si Ditën e Fëmijëve. Zakonisht, për nder të kësaj dite organizohen aktivitete të ndryshme nëpër shkolla, çerdhe të fëmijëve dhe në sheshet e qyteteve.

 

Duke qenë se sivjet pandemia COVID-19 e ka bërë të pasigurt organizimin e aktiviteteve të tilla, në vijim ne ua sjellim disa propozime se si mund ta shënoni këtë ditë me fëmijët e juaj dhe njëherit ta forconi lidhjen tuaj me ata.

 

  1. FESTË VALLËZIMI

Nuk ka asnjë dyshim se vallëzimi është një prej aktiviteteve të parapëlqyera për të gjithë fëmijët. Prandaj, mos hezitoni të lironi pak hapësirë në shtëpinë tuaj dhe lëshoni këngët e parapëlqyera të fëmijëve tuaj dhe vallëzoni me ta. Në fund pasi fëmijët e juaj të jenë lodhur nga vallëzimi, përgatitni ushqimet e tyre të preferuara dhe përfundojeni ditën duke i qerasur me akullore.

 

  1. MARATONË FILMI

Nëse fëmija i juaj nuk e pëlqen vallëzimin edhe aq shumë, një aktivitet tjetër që me siguri do t’iu pëlqej është organizimi i një maratone të filmit. Zgjidhni filmat që i pëlqejnë më shumti fëmijës suaj, përgatitni pak popcorn dhe futuni nën një batanije. Mos harroni se këto janë kujtimet më të veçanta për fëmijët e juaj.

 

  1. GATUANI ME ATA

Për fëmijët të qenit pjesë e përgatitjeve për organizimin e një feste është po aq i rëndësishëm sa edhe vetë festa. Prandaj, planifikojeni një festë familjare dhe përfshijeni fëmijën në përgatitjen e ushqimeve dhe ëmbëlsirave. Gatimi i biskotave është ëmbëlsira ideale për këtë qëllim. Me këtë rast fëmijët mund t’i presin biskotat e tyre në forma të ndryshme. Në fund, kur gjithçka të jetë gati uluni dhe shijojini gatimet e përgatitura së bashku me fëmijët e juaj.

 

  1. FESTË ME VIZATIME

Nëse nuk e keni bezdi që të përlyheni nga pak, atëherë një festë vizatimi është një prej aktiviteteve më argëtuese që mund t’i bëni me fëmijët e juaj. Për t’u siguruar se argëtimi do të jetë maksimal blini disa tablo të bardha dhe disa kuti me ngjyrë për ngjyrosje me gishta. Më pas lejoni fëmijët e juaj që ta ledhojnë të lirë kreativitetin e tyre. Mirëpo, mos harroni se ky është rasti ideal që ta lini të lirë edhe kreativitetin e juaj. Ku dihet në fund mund të përfundoni me një kryevepër që do t’ua zbukurojë dhomën e ndenjës.

 

Këto janë propozimet tona. Shpresojmë që ato t’ju frymëzojnë për të kaluar një ditë të mrekullueshme me fëmijët tuaj dhe që të krijoni kujtime të mrekullueshme që do t’i mbani mend tërë jetën.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE