E-SHKOLLORI, PLATFORMA PËR DIGJITALIZIMIN E SHKOLLAVE NË KRYEQYTET

Duke filluar nga dita e Hënë (4 maj 2020) Komuna e Prishtinës do të fillojë me zbatimin e planit për digjitalizimin e shkollave në kryeqytet. Për këtë qëllim komuna e ka përgatitur platformën online e-shkollori. Nëse shkoni në adresën https://www.eshkollori.com/index, në mes të tjerash aty do të gjeni një video udhëzues se si mund të kyçeni në këtë platformë. Aktualisht, janë tri kategori në të cilat ju mund të bëheni pjesë e platformës:

 

Si staf i Shkollës;
Si prindër; dhe
Si nxënës

 

Në një sqarim në lidhje me platformën e-shkollori, të publikuar në faqen zyrtare të internetit të Komunës së Prishtinës bëhet e ditur se: “Platforma elektronike E-shkollori është e dizajnuar dhe e zhvilluar ekskluzivisht për menaxhimin dhe administrimin e institucioneve edukative dhe arsimore në Komunën e Prishtinës. Platforma ka për qëllim përkrahjen e përmirësimit dhe ngritjen e vazhdueshme të standardit të arsimit duke krijuar mundësi për gjithëpërfshirje dhe llogaridhënie të të gjitha komuniteteve që e përbëjnë sistemin edukativo-arsimor në Prishtinë.”

 

Në po këtë sqarim bëhet e ditur se në Prishtinë do të vazhdohet me mësimin në distancë dhe se komuna është duke u angazhuar që këtë mundësi t’ua ofroj të gjithë fëmijëve pa dallim, duke iu siguruar pajisjet elektronike të nevojshme, atyre që nuk i kanë.

 

Në fund të njoftimit, nga Komuna e Prishtinës i porosisin të gjithë qytetarët që të vazhdojmë të qëndrojmë në shtëpi dhe t’i zbatojmë të gjitha udhëzimet lidhur me masat mbrojtëse nga Instituti Kombëtar për Shëndet Publik.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE