“EVERYTHING EVERYWHERE ALL AT ONCE” E MBIZOTËRON CEREMONINË E 95-të TË OSCARS

 

Sot në orët e hershme të mëngjesit sipas kohës sonë u mbajt ceremonia e 95-të e Çmimeve Oscar. Filmi “Everything Everywhere All at Once” ishte kryefjala e kësaj ceremonie e cila zgjati plot tri orë e gjysmë.

 

Një ceremoni pa incidente, por gjithsesi përplot me emocione

Për dallim nga viti i kaluar, ceremonia e sivjetme kaloi pa asnjë incident – të gjithë ata që e përcjellin këtë ceremoni e mbajnë mend shpullën që aktori Will Smith ia dha në skenë aktorit dhe komedianit Chris Rock. Mungesa e incidenteve nuk do të thotë se munguan emocionet. Përkundrazi, cilësimi kryesor që mund të jepet është se kjo ishte një ceremoni prekëse dhe emocionale.

HOLLYWOOD, CALIFORNIA – MARCH 12: Michelle Yeoh accepts the Best Actress award for “Everything Everywhere All at Once” onstage during the 95th Annual Academy Awards at Dolby Theatre on March 12, 2023 in Hollywood, California. (Photo by Kevin Winter/Getty Images)

“Everything Everywhere All at Once” fituesi i madh me shtatë çmime Oscar

Emocionet filluan me fitoret e Jamie Lee Curtis (Aktorja më e mirë në rol mbështetës) dhe Key Huy Quan (Aktori më i mirë në rol mbështetës) për rolet e tyre në filmin “Everything Everywhere All at Once”. Ata të dy e ngritën standardin jashtëzakonisht shumë me fjalimet e tyre prekëse me rastin e pranimit të çmimeve të tyre. I përlotur nga gëzimi, Key Huy Quan e quajti këtë moment si realizimin e “ëndrrës amerikane”. Njëherit, këto dy fitore ishin si një paralajmërim se ky film ekscentrik shkencoro-fantastik do të ishte fituesi i mbrëmjes. Kjo edhe u konfirmua në fund pasi që ai i fitoi gjithsejtë shtatë çmime, duke e përfshirë çmimin për aktoren më të mirë i cili iu dha Michelle Yeoh, e cila u bë femra e parë aziatike që e fiton çmimin e aktores më të mirë, si dhe çmimin për regjinë më të mirë (Daniel Kwan and Daniel Scheinert) dhe çmimin për filmin më të mirë.

Çmimi OSCAR pas tridhjetë viteve karrierë për Brendan Fraser

Momente të tjetra prekëse erdhën pas fitores së aktorit Brendan Fraser si aktori më i mirë për rolin e tij në filmin “The Whale”. Kjo fitore ishte edhe më prekëse kur kihet parasysh se sa shumë vite kanë kaluar që nga hera e fundit që Fraser ka luajtur në një rol kryesor.

 

Pas një viti që industria e filmit e ka karakterizuar si vit rikuperues, përpara nesh e kemi një vit kur pritet që filmat e mëdhenj ta rikthejnë publikun në sallat e kinemave.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE