FYTI I DJALLIT NË UJËVARËN IGUAZÚ

 

“Fyti i Djallit” – ky është emri frikësues që i është vënë vetëm një pjese të

kompleksit madhështor të Ujëvarave Iguazu. Megjithatë, duhet theksuar, që ky emër është më se i merituar pasi që në këtë pjesë, ky kanion e përpin gjysmën e ujit vetëm për ta nxjerrë atë jashtë në formën e një shkume djallëzore.

 

Ujëvarat mahnitëse Iguazu janë shpallur si një prej ‘7 Mrekullive të Reja të Natyrës’ dhe ato janë pjesë e kufirit dramatik në mes të Argjentinës dhe Brazilit. Në anën e Argjentinës, është ngritur një platformë vrojtimi nga ku vizitorët kanë qasje në një pamje panoramike të ujëvarave. Ndërsa në anën e Brazilit, shtegu të çon në fundin e tërë kanionit.

 

Burimi i këtyre kaskadave madhështore është lumi Iguazu, i cili gjarpëron nëpër Brazilin Jugor, përpara se të fillojë të bjerë në mënyrë marramendëse në Rrafshnaltën e Paranasë. Parqet kombëtare në këtë zonë, si në Brazil edhe në Argjentinë, i mbrojnë rreth 2330 kilometra katrorë të natyrës së paprekur, ndonëse jo tërësisht të heshtur.

Our team delivers reliable solutions tailored to your specific needs. We prioritize quality and customer satisfaction in every project.

Address :

Info :

Best KINDERGARTEN Theme

All Demos Included

With Kindergarten WordPress Theme you will have everything you need to create a memorable and enchanting online presence. Start create your dream education site today.